Nxënësja nga Wuhani e shëruar nga COVID-19 përgatitet për Provimin e Pranimit në Kolegjit Kombëtar

2020-03-13 17:47:36 CRI Komenti juaj Printoni

Një nxënëse me koronavirus, e cila u përqendrua në studimet e saj kur ishte në spitalin e Wuhan-it, ka tërhequr vëmendjen e madhe të rrjeteve sociale kineze.

Tani, ajo është shëruar dhe ka dalë nga spitali. Ajo duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë të tjera para se të kthehet në shtëpi.

Huang Yuting 17 vjeçe është një ndër miliona nxënëse kineze, të cilat shpresojnë të marrin pjesë në Provimin e Hyrjes së Kolegjit Kombëtar këtë vit.

Si shumica e nxënëseve në këtë vend kohët e fundit, Huang duhet të mësojë online për shkak të shtyrjes së semestrit si pasojë e COVID-19.

Por Huang, gjyshi dhe gjyshja e saj u prekën me koronavirus. Ajo u fut në një ndër spitalet e përkohshme më 2 shkurt, menjëherë pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

Nga ajo ditë i ngeleshin më pak se 100 ditë para provimit të rëndësishëm për nxënëset kineze. 17-vjeçarja vazhdoi të studiojë me zell edhe pasi hyri në spital.

Kjo nxënëse e artit tha se dëshiron të bëhet pedagoge në të ardhmen, pasi do të jetë si një fene që u jep dritë dhe shpresë të tjerëve.

"Në të kaluarën, doja të bëhesha projektuese, por pas kësaj përvoje, unë dëshiroj të bëhem mësuese në të ardhmen. Mësuesit dhe mjekët kanë një gjë të përbashkët. Ata janë si një fener që ndriçon rrugën për njerëzit."

Përveç mjekëve që kujdesen për të, ajo falenderoi edhe një roje të spitalit, i cili e inkurajoi në kohën më të vështirë të saj.

Kjo nxënëse tha se kjo ishte koha kur sapo mori përgjigjen nga testimi i acidit nukleik në këtë spital të përkohshëm. Në të njëjtën kohë, ajo dëgjoi se gjendja e gjyshit të saj ishte përkeqësuar. Ajo u ndje aq e dëshpëruar sa qëndroi në qoshe duke qarë.

"Unë nuk doja të qaja në sy të të tjerëve, por një polic më pa dhe m'u afrua. Më pyeti pse po qaja. I thashë të më lërë të qetë, por ai nuk u largua. Ai u ul i qetë pranë meje, duke pritur që të qetësohem."

Huang Yuting tha se ata biseduan për një kohë të gjatë dhe ky polic e ngushëlloi si një vëlla i madh.

E reja shton se kjo përvojë e infektimit e ka ndryshuar shumë.

"Psikologjikisht u bëra më e fortë. Për stilin e jetës sime, u bëra më e vetë-disiplinuar dhe mund të planifikoj më mirë kohën time. Personaliteti im ka ndryshuar në disa fusha. Në të kaluarën e humbja durimin me lehtësi, por kur pashë që mjekët janë kaq shumë të duruar kët, e mësova durimin nga ata."

Tani, Huang ndihet e lehtësuar jo vetëm për shkak se është shëruar dhe u largua nga spitali, por edhe nga lajmi që gjyshi dhe gjysha e saj po shërohen.

Tani, ajo nuk shpërqendrohet nga gjërat e tjera dhe mund të fokusohet te studimet e saj.

Shumë njerëz pyesin nëse Provimi i Hyrjes së Kolegjit Kombëtar, i cili ishte planifikuar zakonisht në qershor, do të shtyhet për shkak të shpërthimit të koronavirusit novel.

Autoritetet arsimore në Kinë thanë se po studiojnë rregullimet për provimet e këtij viti dhe një plan i detajuar do të dalë në kohën e duhur. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore