Festa e Pranverës po troket, këshilla për kujdesin shëndetësor

2020-01-16 15:29:27 CRI Komenti juaj Printoni

Festa e Pranverës apo Viti i Ri kinez është festa më rëndësishme në Kinë dhe më e madhja në Azi që festohet nga miliona kinezë në mbarë botën. Pavarësisht, modernizimit të kësaj feste, ajo në thelb mbetet një festë familjare dhe një moment i rëndësishëm për ribashkimin e anëtarëve të familjes. Si çdo festë në mbarë botën që ka ushqimet e veta tradicionale, Festa e Pranverës është shumë e pasur me lloje të ndryshme ushqimesh dhe tendenca për të shtuar disa kilogramë është e lartë.

Shumë vende kanë festat e tyre tradicionale dhe sigurisht Kina, ky vend i madh, me një histori të gjatë e traditë të pasur, nuk bën përjashtim. Ushqimi luan një rol shumë të rëndësishëm në të gjitha festat në Kinë. E çfarë mënyre më të mirë për të kremtuar festat mund të ketë sesa t'i shoqërosh ato me gatime të shijshme karakteristike.

Jioazi

Në vigjiljen e Festës së Pranverës banorët në veri të Kinës zakonisht hanë jiaozi (ravioli kineze), sepse në kinezishte shqiptimi i fjalës "jiaozi" është i ngjashëm me atë të shprehjes "i jap lamtumirën së vjetrës dhe sjell të renë". Jiaozi-të bëhen me peta të vogla të mbështjella, të mbushura me mish ose perime. Ato përgatiten gjithmonë para mesnatës dhe hahen gjatë orës së fundit të vitit të vjetër dhe orës së parë të Vitit të Ri kinez. Ndonjëherë brenda jiaozi-ve futet një monedhë një juan, ose pesëdhjetë a dhjetë qindarka, si shenjë e fatit të mirë dhe begatisë në Vitin e Ri për ata që i hanë ato.

Peshku

Peshku është një përbërës i rëndësishëm në tryezat e qindra mijë familjeve kineze në prag të Festës së Pranverës. Peshku shqiptohet "yu" në kinezishte, ngjashëm me fjalën për "tepricë", duke shënuar kështu të pasurit më shumë se vetëm për nevojat themelore për atë vit. Peshku është gjithashtu ndër dhuratat për miqtë dhe të afërmit gjatë Vitit të Ri kinez. Disa në Kinën Jugore hanë vetëm pjesën e mesme të peshkut në darkën e Vitit të Ri, duke e lënë kokën dhe bishtin për të nesërmen, duke simbolizuar plotësinë. Ndërkohë, është veçanërisht e rëndësishme që, kur peshku vendoset në tryezë, drejtimi i kokës duhet të jetë nga ana e më të moshuarve, në shenjë respekti.

"Rrotullat e pranverës"

"Rrotullat e pranverës kanë një histori të gjatë në Kinë. Që në dinastinë Jin Lindore (316-420), njerëzit hanin ''Pjatën e pranverës", një pjatë me kekë të hollë në qendër dhe perime të gjelbra rreth tyre, në ditën e parës të pranverës çdo vit. Me zhvillimin e mënyrave të gatimit, "Ëmbëlsirat e pranverës" kanë evoluar në "Rrotullat e pranverës" të tanishme plot bukuri, të bëra me mbështjellëse të holla mielli me mbushje të ndryshme, të ëmbla ose të kripura, me mish ose perime.

Pavarësisht se tre përbërësit e mësipërm janë të shëndetshëm, ka edhe shumë ëmbëlsira, apo ushqime të yndyrshme që konsumohen gjatë kësaj feste, sidomos nga fëmijët.

Dietologët kinezë këshillojnë që gjatë kësaj faze të zgjidhni përbërësit që do të gatuani. Mundohuni të reduktoni yndyrën, mos përdorni përbërës me tepër kalori. Gjithashtu duhet të ulni konsumin e kripës.

Mbi të gjitha theksi vihet tek ëmbëlsirat. Duhet të limitoni në maksimum

konsumin e tepërt të ëmbëlsirave me shumë sheqer. Në vend të gjërave të skuqura gatuani më mirë perime në avull ose në furrë.

Gjatë ditëve të festave konsumoni më tepër ujë dhe çaj. Sidomos preferohet çaji jeshil ose dhe ai Puer, pasi ju ndihmon në reduktimin e dhjamit. Një tjetër këshillë që ofrojnë nutricistët kinezë është se duhet të keni kujdes me salcat, sidomos me salcën e sojës që është acidike dhe ka sasi të lartë të kripës. Edhe pse është festë, në tavolinën tuaj, duhet të dominojnë ushqimet e përgatitura në avull ose të ziera.

Mjekët kinezë paralajmërojnë se personat që vuajnë nga disa sëmundje duhet të kenë kujdes me ushqimin që konsumojnë gjatë festave pasi ato mund të sjellin:

1. Hipertension:

Pas konsumit të pijeve alkoolike, fytyra bëhet e kuqe. Kjo tregon ngritjen e tensionit. Sipas opinioneve të mjekëve, fytyra e kuqe pas konsumit të pijeve alkoolike konsiderohet si një simptomë e një trupi të ndjeshëm ndaj alkoolit, meqenëse trupi i tyre nuk mund të asimilojë përbërësin e pijeve alkoolike, duke sjellë zgjerim të enëve të gjakut. Kjo gjë sjell probleme në qarkullimin e gjakut në organet e brendshme dhe do të shkaktojë probleme. Pra personat që skuqen në

fytyrë pas konsumit të pijeve alkoolike, kanë rrezik të madh ndaj prekjes së hipertensionit, edhe po të pinë pak alkool.

Personat që vuajnë nga hipertensioni nuk duhet të konsumojnë pije alkoolike. Nëse ata pinë pak, tensioni do të ulet brenda një kohe të shkurtër dhe do të rritet më vonë. Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike është shumë i rrezikshëm, meqenëse stimulon nervat dhe përshpejton rrahjet e zemrës, duke shkaktuar ngritjen e tensionit dhe luhatjet e tij.

2. Diabeti:

Personat e prekur nga diabeti duhet të kenë veçanërisht kujdes ndaj konsumit të ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera që kanë sheqer. Gjatë festave të fundvitit ata duhet të kufizojnë konsumin e baklavasë apo ëmbëlsirave me shërbet, pasi këto ushqime janë të ëmbla dhe shkaktojë lëvizjen e pakontrolluar të sheqerit në gjak. Përveç sheqerit, personat e prekur nga diabeti duhet të kujedesen edhe për nxehtësinë e ushqimeve dhe të kufizojnë konsumin e ushqimeve me shumë kalori.

3. Sëmundjet koronare të zemrës

Gjatë festave, udhëtimet e gjata, ngacmimet emocionale etj., mund të shkaktojnë rritjen e të rrahurave të zemrës. Përveç kësaj, ngopja e tepërt mund të sjellë edhe këtë fenomen, meqenëse do të rritet shumë sasia e oksigjenit të nevojitur për metabolizmin pas një vakti të bollshëm dhe zemra duhet të punojë më shumë për të plotësuar kërkesat e trupit, duke ngarkuar zemrën. Në të njëjtën kohë, gjaku do të rrjedhë në sasi të madhe tek stomaku dhe zorra, duke pakësuar relativisht gjakun e furnizuar në zemër. Personat e prekur nga sëmundjet koronare të zemrës kanë probleme me ngushtimin e enëve të gjakut.

Mrekulli