Disa rregulla për ushqimin nga Kina e Lashtë

2019-07-09 19:10:02 CRI Komenti juaj Printoni

Organet sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze kanë orarin e tyre të të qenit më efikase. Kur hani një një lloj ushqimi në një kohë të caktuar atëherë mund të forconi organet përkatëse dhe trupin duke pasur një shëndet të mire dhe duke humbur disa kile të tepërta.

Ora 5-7 e mëngjesit është koha e zorrës së trashë

7 e mëngjesit- 9 të mëngjesit –koha e stomakut. Kjo është koha kur stomaku është në nivelin më të lartë të funksionimit dhe arsyeja pse duhet ta nisim ditën me një mëngjes të bollshëm.

9 e mëngjesit- 11 e mëngjesit– Pankreasi. Pankreasi shërben për rregullimin e insulinës dhe nëse kemi ngrënë shumë në mëngjes, atëherë insulin do të veprojë mbi glikozën e më pas do të përdoret nga trupi ynë.

11 e mëngjesit – 1 e drekës– Zemra

1 e drekës -3 e drekës– Zorra e hollë

3 e drekës -5 e pasdites – Fshikëza e Urinës

5 e pasdites – 7 e pasdites –Veshkat

11 – 1 e natës– Fshikëza e Tëmthit, që përgjigjet për zbërthimin e yndyrnave. Ka raste kur në darkë na hahen ushqime me yndyrë sidomos pas pirjes së alkoolit.1- 3 të mëngjesit-Mëlçia, 3-5 të mëngjesit– Veshkat

Kombinimi i ushqimeve në Mjekësinë Kineze

Për një tretje më të mirë hani ushqime të ngrohta në dimër dhe të freskëta në verë. Zgjedhja më ideale do ishte kombinimi i ushqimeve të ngrohta me të ftohta. Sipas një fjale të urtë kineze "Ka një arsye pse ushqimet rriten në mënyrë natyrale në kohë të ndryshme të vitit". Prandaj zgjidhni ushqime të stinës dhe kini kujdes me mënyrën e gatimit dhe të erëzave. Për shembull, lulelakra është ushqim i stinës së dimrit dhe është e ftohtë nga natyra. Kjo mund të balancohet nëse e gatuani dhe i shtoni pak piper në të.

Por si të dobësohemi me Mjekësinë Kineze?

Ne duhet të ekuilibrojmë natyrën e ushqimeve që hamë, pra ato të ngrohtat në natyrë në vjeshtë dhe pranverë, të ftohtat në verë dhe të nxehtat në dimër. Ne tani e dimë që kinezët e lashtë i kanë dhënë veçori ushqimeve që mund të ndikojnë organe të ndryshme. Sipas një thënie të njohur tashmë 'Hani mëngjes si mbret, drekë si princ dhe darkë si i varfër'. Shumë mund të thonë se nuk mund të hanë mëngjes, por nëse e bëni këtë do të detyroheni të hani më shumë darkë. Nëse hani shumë darkë, ka shumë gjasa që të ndiheni të uritur në mëngjes. Në mëngjes duhet të hani disa ushqime që janë të mira për stomakun dhe shpretkën si psh tërshërë, fruta (evitoni bananen se ka shumë sheqer), kosin, vezët (jo të fërguara), ushqim proteinik.

Koha e ngrënies është gjithashtu shumë e rëndëishme. Të hani çdo ditë në kohë të njëjtë e mëson organizmin dhe kjo do të thotë gjithashtu që ka më pak gjasa të hani shprisha në mes të vakteve si patatina apo biskota.

Çfarë mos të bëjmë zakonisht pas buke?

Shumë prej nesh pëlqejnë të hanë fruta pas buke dhe besojnë se ky është një zakon i shëndetshëm. Por në fakt, nuk është kështu. Disa të tjerë pinë ujë pas buke dhe ky veprim nuk këshillohet pasi nuk favorizon shëndetin. I konsiderojmë si veprime të zakonshme ditore, por nga pikëpamja mjekësore bëjnë veprime që ndoshta nuk janë aq të shëndetshme për organizmin. Prandaj pas buke mos hani fruta pasi ngarkoni më shumë punën e stomakut për tretjen dhe nëse frutat nuk treten atëherë ato do të mbeten në stomak dhe do të thartohen dhe mund të shkaktojnë kapsllëk. Mjekësia Tradicionale Kineze na sugjeron që frutat të konsumohen mes vakteve.

Gjithashtu pas buke nuk duhet të pini ujë pasi pirja e tepërt e ujit mund të "hollojë" lëngjet e stomakut, duke dobësuar aftësinë e tyre për tretjen e ushqimeve dhe vrasjen e baktereve.

Mos bëni dush pas një vakti sepse pas buke gjaku është i përqëndruar në zonën rreth barkut dhe nëse ju laheni atëherë do të rritet qarkullimi i

gjakut në lëkurë, duke pakësuar qarkullimin e gjakut në sistemin e tretjes

Koha më e përshtatshme për të bërë dush është një orë pas buke ose para gjumit.

Gjithashtu pas buke nuk duhet të flini menjëherë pasi ka gjasa të shëndosheni. Mjekësia Tradicionale Kineze sugjeron se duhet të pushoni të paktën 20 minuta pas bukës.

Por çfarë këshillojnë specialistët kinezë të bëni pas buke. 15 minuta pas buke dëgjoni muzikë të lehtë ose pini pak çaj. 30 minuta pas ngrënies bëni një shëtitje dhe merrni frymë me interval të njëjta gjatë ecjes. Gjithashtu mund të bëni edhe masazh në bark me lëvizje rrethore për të nxitur lëvizjen e brendshme të stomakut e zorrëve dhe qarkullimin e gjakut në bark, të cilat mund të ndihmojnë tretjen e ushqimeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore