Le të njohim përsëri tuberkulozin

2018-03-30 11:36:48 CRI Komenti juaj Printoni

Tuberkulozi quhet edhe "murtaja e bardhë" dhe vazhdon të jetë një nga sfidat e mëdha shëndetësore në Kinë dhe botë. Çdo vit 8-10 milionë veta preken nga tuberkulozi dhe 1.3 milionë humbin jetën për shkak të kësaj sëmundjeje. Pra, mesatarisht një pacient i ri preket nga tuberkulozi në sekondë dhe çdo 15 sekonda një person humb jetën nga kjo sëmundje. Tani le të njohim më hollësisht këtë sëmundje ngjitëse.

Karakteristikat e tuberkulozit:

Tuberkulozi është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një mykobakter tuberkular shumë i vogël, i cili në të shkuarën është emërtuar "verem". Zakonisht ky mikrob sulmon mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe organe të tjera të trupit të njeriut, si truri, kockat, gjëndrat limfatike, zemra e lëkura, teksa prek edhe gjakun. Ai ka një diametër prej 1-4 mikronësh, afro 1/60 të diametrit të qimes së kokës. Prandaj, syri ynë s'mund ta shikojë drejtpërdrejt këtë mikrob. Atij i pëlqen mjedisi i oksigjenit, prandaj edhe fokusi i infeksionit janë mushkëritë, organi më i pasur me oksigjen.

Mykobakteri tuberkular do një mjedis me temperaturë të ulët. Ai mund të jetojë për 4-5 vjet në temperaturë nga minus 6 gradë deri në minus 8 gradë. Ky mikrob rritet shumë ngadalë. Këto lloj mikrobesh shumohen për një brez brenda 14-24 orësh. Por mikrobi Escherichia coli shumohet për 20 minuta.

Mykobakteri tuberkular "frikësohet" nga tre elemente: nxehtësia, drita dhe alkooli. Ai mund të shkatërrohet brenda një minute në një temperaturë 95 gradë celcius, nga drita e diellit, për 2-7 orë, ose nga ndriçimi i rrezeve ultraviolet, për 10-20 minuta. Qëndrimi në alkool të përqendruar, 70%-75%, për 20-30 minuta, po ashtu mund ta asgjësojë atë. Pra, mund ta zhdukim mikrobin e tuberkulozit kryesisht nëpërmjet këtyre tre mënyrave.

I sëmuri me tuberkuloz është burimi kryesor i prekjes nga mikrobi Escherichia coli. Ky mikrob s'mund të zhvendoset vetë, por kërkon një "mjet transporti", i cili është pështyma e pacientëve me tuberkuloz. Kolla dhe tështima e të sëmurëve me tuberkuloz mund të lëshojnë një sasi të madhe pështyme. Mikrobi Escherichia coli hyn në ajër nëpërmjet pështymës. Kur personat e shëndetshëm e thithin këto ajër, Escherichia coli hyn në trupin e tyre.

Le t'u përgjigjemi tani disa pyetjeve lidhur me sëmundjen e turbekulozit.

1. Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse apo jo? Si përhapet ai?

Siç e thamë, tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse, që përhapet kryesisht nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes nëpërmjet pështymës së të sëmurëve me tuberkuloz. Por disa të sëmurë me tuberkuloz nuk nxjerrin jashtë pështymë që përmban mikrobin Escherichia coli. Sipas vlerësimeve, një i sëmurë me tuberkuloz pështyma e të cilit përmban mikrobin Escherichia coli, që nuk merr trajtim mjekësor, mund të prekë 10-20 njerëz. Përveç kollës dhe teshtimës, edhe ushqimet e ngrëna nga të sëmurët me tuberkuloz mund ta përhapin këtë sëmundje.

2. Si mund ta gjykojmë nëse jemi prekur nga tuberkulozi apo jo?

Së pari, duhet të dimë nëse ka të sëmurë me tuberkuloz përreth nesh apo jo. Së dyti, duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe gjendjes sonë shëndetësore. Prekja nga mikrobi Escherichia coli nuk është barazi me prekjen nga tuberkulozi. Kur dobësohet imuniteti, infeksioni mund të përkeqësohet, duke çuar në sëmundjen tuberkulare. Kjo gjendje shfaqet kryesisht pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, tek të sëmurët me diabet, te njerëzit që ndiejnë dobësi etj. Së treti, duhet të njohim simptomat e sëmundjes së tuberkulozit, si lodhja, pafuqia, temperatura e ulët pasdite, humbja e oreksit, kolla, djersitja natën, dhimbja e gjoksit etj.

3. Si diagnostikohet tuberkulozi?

Nëse keni simptomat e mësipërme, duhet të shkoni sa më parë në spital për të bërë analizat mjekësore. Analiza e pështymës është metoda kryesore për përcaktimin e sëmundjes së tuberkulozit. Infeksioni në mushkëri mund të shkaktojë që pështyma të përmbajë mikrobin Escherichia coli, që mund të zbulohet pas analizës. Përveç kësaj, radioskopia është gjithashtu një metodë shumë e rëndësishme për diagnostikimin e tuberkulozit.

4. Cilat janë masat e nevojshme që duhen marrë në jetën e përditshme prej të sëmurëve nga tuberkulozi?

Pushimi dhe gjumi i mjaftueshëm janë kërkesat baze për pacientët e prekur nga tuberkulozi. I sëmuri me tuberkuloz duhet të flejë të paktën tetë orë në ditë. Gjatë periudhës së mjekimit, ai duhet të pushojë në shtrat për një kohë të gjatë. Ai nuk duhet të lexojë shumë libra, të shikojë shumë televizor ose të luajë me kompjuter. I sëmuri me tuberkuloz mund të bëjë aktivitete të përshtatshme, fillimisht brenda në shtëpi, si ecejake etj., pastaj duhet të shtohet dalëngadalë intensiteti i aktivitetit. Përveç kësaj, të sëmurët prej tuberkulozit duhet t'i kushtojnë vëmendje ndryshimit të motit e të mjedisit dhe të mos dalin jashtë në mot të keq, si për shembull kur fryn erë e madhe, ka mjegull etj. Nëse ka ndonjë punë urgjente, ai duhet të veshë maskë para se të dalë nga shtëpia.

5. Cilat janë ushqimet që duhet të hanë të sëmurët me tuberkuloz?

Tuberkulozi është një sëmundje kronike që harxhon shumë energji. Duhet t'u kushtohet vëmendje e madhe ushqimeve, të cilat duhet të plotësojnë jo vetëm nevojat normale fizike, por edhe nevojat e energjisë së harxhuar nga kjo sëmundje. Lëndët e nevojshme ushqyese përfshijnë: proteinat, karbohidratet, yndyrën, vitaminat etj. Nuk ekzistojnë rregulla konkrete për sasinë e përshtatshme të lëndëve ushqyese, e cila varet nga karakteristikat fizike individuale. Në përgjithësi, duhet të hahen ushqime të ndryshme, si drithërat, mishi, veza, perimet etj.

6. Gratë e sëmura me tuberkuloz, a mund të lindin fëmijë?

Pas shtatzanisë, metabolizimi, sekretimi, qarkullimi i gjakut, frymëmarrja dhe imuniteti i grave ndryshojnë, prandaj të sëmurat me tuberkuloz nuk duhet të lindin fëmijë para se të shërohen nga kjo sëmundje. Por, pas ndërhyrjes mjekësore përkatëse, kur pështyma e tyre nuk përmban Escherichia coli dhe shenjat e sëmundjes zhduken për një vit, ato mund të lindin fëmijë. Ato mund të pyesin mjekët për kohën konkrete të shtatzanisë.

7. Si mund të parandalohet përhapja e tuberkulozit?

Së pari, duhet t'i kushtohet vëmendje e madhe ngrënies së ushqimeve dhe aktiviteteve të përshtatshme, për ta forcuar imunitetin. Është shumë e vështirë që të shmangni marrjen e mikrobeve Escherichia coli, por nëse keni imunitet të fortë, mund t'i asgjësoni këto mikrobe brenda trupit.

Së dyti, duhet të garantohet qarkullimi i ajrit brenda shtëpisë, duke hapur dritaret, meqenëse lëvizja e ajrit mund të ulë dendësinë e mikrobeve Escherichia coli.

Së treti, nëse kontaktoni me të sëmurët me tuberkuloz, duhet të mbani maskë. Dhomat ku rrinë këta të sëmurë duhet të dezinfektohen. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore