Sa të përgatitur jemi për trajtimet ndaj sëmundjeve kronike në moshë të thyer

2018-01-19 17:21:57 CRI Komenti juaj Printoni

Përballë sëmundjeve kronike të pashmangshme duhet të shndërrohemi në pacientë të mençur, që evitojnë gabimet për problemet e zakonshme.

Procesi i moshimit është i pashmangshëm tek njerëzit dhe gjatë kësaj periudhe të jetës shumë mund të vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Sipas të dhënave, çdo i moshuar mbi 65 vjeç mund të kenë 7-8 sëmundjet kronike, shumica e të cilëve nuk mund të zgjidhen brenda një kohë të shkurtër. 1/4 e sëmundjeve janë kanceri, dështimi i organeve të brendshme etj, që kanë përqindje të lartë të vdekjes. Përveç kësaj, ekzistojnë sëmundjet cerebrovaskulare, sëmundjet degjenerative etj, që mund të shkaktojnë humbjen e aftësive fizike ose mendore.

Mjekët mund të përballen me sfida të vështira për të përcaktuar planin shëndetësor për trajtimin e të moshuarve. Sipas koncepteve të përgjithshme globale dhe politikat e Kinës, mjekët duhet t'ua tregojnë në mënyrë të hapur pacientëve sëmundjet nga të cilat vuajnë, në mënyrë që të pacienti dhe mjeku të bashkëveprojnë për të planifikuar trajtimin e mëtejshëm me ilace apo terapi. Në fund, mjekët dhe pacientët bënë vendimin e përbashkët për zgjedhjen e trajtimit. Në fund, zgjedhja përfundimtare është në dorë të pacientit.

Nëse vendimi i pacientëve është i ndryshëm nga mendimi i mjekut, atëherë ky i fundit duhet të respektojë vullnetin e pacientëve. Por, a jemi gati për zgjedhjen e trajtimeve të përshtatshme ndaj sëmundjeve kronike në moshën e vonshme?

Ka raste kur të moshuarit nuk kanë mençuri të mjaftueshme dhe janë shumë subjektivë kur zgjedhin trajtimin shëndetësor. Disa prej tyre nuk iu ofrojnë mjekëve informacione të hollësishme dhe fshehin disa fakte, ndërsa disa të tjerë nuk kanë afëtsi të shprehen qartësisht, duke shpërdoruar kohën.

3 gabimet kryesore të të moshuarve në zgjedhjen e trajtimeve mjekësore

Në rastet e tumoreve ekzistojnë kryesisht 3 gabime përzgjedhëse nga të moshuarit.

1. Dorëheqja nga trajtimet e nevojshme, që shkakton humbjen e kohës së përshtatshme të trajtimit

"Para 10 vitesh i bëra analizë një pacienti të moshuar me problemin e polipit në zorrë. I sugjerova që ta heqë atë me kirurgji, por ai ishte shumë kokëfortë dhe nuk pranoi. Ai mendon se tani meqënëse është afro 80 vjeç dhe ka edhe sëmundje të tjera kronike si diabet, sëmundja zemre etj., kirurgjia mbase nuk është një zgjidhje e duhur. Fëmijët e tij e njohin babain plotësisht dhe prandaj nuk këmbëngulin për kirurgjinë. Pas disa vitesh, i moshuari u kthye në spital për shkak të tumorit në zorrë. Megjithëse ai pranoi kirurgjinë për heqjen e tumorit në zorrë, jeta e tij u zgjat vetëm për disa muaj.

2. Çrregullimet e trajtimit

Një aktore mbi 50 vjeçe u prek nga kanceri i gjirit. Pas kirurgjisë për heqjen e kancerit ajo u shërua plotësisht. Por, efektet e kimioterapisë pas kirurgjisë i kishin lënë një hije të rëndë psikologjike. Për fatin e keq, në moshën 60 vjeçe asaj iu shfaq kanceri në gjirin tjetër. Këtë herë, ajo nuk pranoi as kirurgji e as kimioterapi. Ajo zgjodhi trajtimin me hormone. Sipas sugjerimit të mjekut, ajo piu përditë ilaçe dhe fatmirësisht pati efekte magjike. Tumori në gjirin e saj u zvogëlua në mënyrë të dukshme. Por për shkak të optimizmit të tepërt, ajo nuk i piu ilacet çdo ditë dhe shkoi jashtë vendin për të parë vajzën e saj e për ta ndihmuar meqënëse e bija sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë. Pas disa muajve, ajo u kthye në spital për kontroll. Qelizat kancerogjene ishin përhapur në të gjithë trupin. Ajo tha se kishte qenë shumë e zënë nga puna e rritjes së nipit dhe harroi shpeshherë të pinte ilaçet.

3. Mbitrajtimi

Një i moshuar mbi 70 vjeç u prek nga kanceri i stomakut, pas kirurgjisë, kanceri u rikthye duke shkaktuar probleme të mëdha në aparatin tretës. Brenda gjysmë viti, ai hëngri ushqime të lëngshme. I moshuari vuajti shumë, kishte shumë dhimbje. Pas ardhjes në Spitalin e Pekinit, ai kërkoi vetëm pakësimin e dhimbjes së tij dhe nuk pati pritshmëri për gjërat e tjera, vetëm dhimbja e torturonte. Mjekët vendosën një trajtim tradicional për lehtësimin e dhimbjeve. Më vonë, u lehtësua dukshëm dhimbja dhe pesha e të moshuarit u shtua. Përmirësimi i shëndetit të babait shtoi besimin e dy vajzave për shërimin e plotë të sëmundjes së tij. Ato shitën shtëpinë në vendlindje dhe e transferuan babain në një spital shumë të shtrenjtë për trajtimin imunitetit dhe kimioterapike, pavarësisht i moshuari kundërshtoi këto trajtimet dhe mjekët aktual nuk sugjeruan këto trajtime. Pas dy muajve, i moshuari vdiq pas pësimit të dhimbjeve të madhe gjatë trajtimit të tepërt dhe vajzat u pikëlluan për këtë zgjedhje të gabuar.

Vendimet e trajtimit lidhen ngushtë me jetën dhe lumturinë e familjes

Këto 3 gabime kanë dhënë mësim të madh:

1. "karakteristikat personale ndikojnë vendimet dhe çdo trajtim ka rrezik". Propozojmë "respektimin e vullnetit të pacientëve", i cili shton të drejtat e pacientëve për zgjedhjen e trajtimeve mjekësore. Por ky parim ka shtuar sigurisht rreziqet e vendimit nga të moshuarit që mungojnë njohurinë mjekësore dhe kanë karakteristika kokëfortësie. Në fakt, karakteristikat e të moshuarve shkaktojnë ndikim të lartëtek efekti i trajtimeve mjekësore. Çdo individ duhet të kuptojë se të drejtat e zgjedhjes së trajtimeve mjekësore përfshijnë rreziqet përkatëse.

2. "mjekët kanë njohuri më të lartë se pacientët". Pacientët duhet të respektojnë sugjerimet e mjekëve, pasi ata s'mund të zëvendësojnë rolin e mjekut, i cili është specialist në fushën e shëndetit dhe ka studiuar vite të tëra. Të moshuarit e mençuar duhet të respektojnë edhe sugjerimet e mjekëve.

3. "ndjenjat familjare janë shumë të çmuar, por s'mund të zëvendësojnë analizat mjekësore". Elementet familjare luajnë rol shumë të rëndësishëm në procesin e trajtimit mjekësor. Dashuria familjare mund të shkaktojë ndërhyrje të lartë tek vendim. Aktorja e moshuar shkoi jashtë vendit për të rritur nipin e saj, duke harruar sëmundjen e saj. Dy vajzat që e duan pafundësisht babain e tyre kërkuan trajtimin e tepërt për të moshuarin. Këto eksperienca të hidhura duhet t'u vlejnë si mësim shumë familjeve.

Si të bëhen pacientë të mençur përballë sëmundjeve të ndryshme?

1. Shpjegojini mjekut të gjitha problemet tuaja shëndetësore pa pasur frikën e ndërhyrjes. Shumë të moshuar fshehin problemet e rëndësishme të sëmundjes pasi i druhen operacionit.

2. Mos u ankoni kot dhe pranoni sëmundjen që ju zuri. Disa pacientë ankohen për mjekët, për familjarët dhe për marrëdhënien shoqërore. Këto shprehje paraqesin frikën e pacientëve ndaj sëmundjeve. Ata nuk mund të kenë qëndrimet pozitive përballë sëmundjeve aktuale. Qëndrimet optimiste janë shumë të rëndësishme për zgjedhjen e trajtimeve të efektshme mjekësore.

3. Përgatisni dokumentet e analizave mjekësore për mjekët e rinj. Shumë pacientë kanë kryer analiza të ndryshme mjekësore në spitale të ndryshme. Kur analizohet nga një mjek të ri, ai duhet të jetë në dijeni të të gjitha analizave tuaja të mëparshme për të kuptuar më qartë problemin. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore