Pirja e kafesë përgjysmon rrezikun e prekjes nga kanceri i mëlçisë

2018-01-12 16:09:54 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse e shijoni kafenë e mëngjesit vjen një lajm i mirë për ju! Sipas një studimi të fundit, shkencëtarët kanë arritur në përfundim se vetëm një filxhan kafe në ditë ul me 50% rrezikun e prekjes nga kanceri i mëlçisë.

Studimi i kryesuar nga autori Dr. Oliver Kennedy, nga Universiteti i Southampton në Mbretërinë e Bashkuar dhe kolegët e tij u njoftua në "BMJ Open".

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, vjet në SHBA u diagnostikuan rreth 40,710 raste të reja me kancer të mëlçisë.

Njerëzit me sëmundje të mëlçisë kanë një rrezik më të lartë për zhvillimin e HCC-së, veçanërisht ata mëlçia e të cilëve është dëmtuar si pasojë e infektimit me hepatit B ose C, ose sëmundjet kronike të mëlçisë, sëmundjet autoimmune dhe abuzimi me alkoolin.

Por sipas Dr. Kennedy dhe kolegëve të tij, rritja e konsumit të kafesë gjatë një dite ndihmon në reduktimin e zhvillimit të HCC, edhe tek të rriturit që vuajnë nga kanë vuajtur më parë nga sëmundje të mëlçisë. (Albana)

Mrekulli