Kinë, bie me 50% niveli i përdorimit të antibiotikëve

2017-08-25 18:14:42 CRI Komenti juaj Printoni

Abuzimi me antibiotikët duket se po frenohet në Kinë. Sipas të dhënave të reja nga Komisioni i Planifikimit familjar dhe Shëndetit Kombëtar i Kinës, përqindja e përdorimit të antibiotikëve që ishte 19.7% në vitin 2010, u ul në 11.2% në vitin 2016, një ulje rreth afro 50%. Me uljen e përdorimit të antibiotikëve është frenuar dhe prirja e rritjes së rezistencës bakteriale.

Antibiotikët janë barëra antimikrobal të cilët mbysin dhe parandalojnë rritjen e bakterieve edhe disa infeksioneve këpurdhore. Përdoren për shërimin e infeksioneve bakteriale, infeksione këpurdhore dhe atyre nga parazitët, derisa në viruse nuk bëjnë dobi. Antibiotikët kanë efekt shërues në infeksione dhe mund të shpëtojnë jetë. Nëse nuk merren në mënyrë të rregullt, antibiotikët shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi.

Le të shohim përvojat e disa banorëve të prekur nga i ftohti.

"Ky është një problem i vjetër i imi, mendoj se injektimi me antibiotik mund të ketë efekte më të shpejta."

"Mendoj që injektimi me antibiotik është metoda më e shpejtë mjekësore."

Antibiotiku bën dobi vetëm për bakterie, jo në viruse. Infeksionet virusale janë më të shpeshta se ato bakteriale. Viruset janë shkaktarë të ftohjes, gripit, dhimbjes së fytit, ndezjes së sinuseve dhe kollitjes. Kollitja dhe dhimbja e fytit në të shumtën e rasteve janë simptoma të infeksioneve virusale dhe antibiotikët nuk mund të ndihmojnë në shërim, por as në lehtësim të simptomeve.

Sipas parimeve të përdorimit të përshtatshëm të medikamenteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, "nëse problemi mund të zgjidhet me ilaçe, nuk duhet të përdoret injektimi me antibiotik. Nëse problemi mund të zgjidhet përmes injektimit në doza të ulëta, duhet të evitohen dozat e larta."

Por, shumë pacientë preferojnë përdorimin e antibiotikëve për efekte më të shpejta, pavarësisht nga lloji apo niveli i sëmundjeve që kanë. Për këtë, profesori i një laboratori të rëndësishëm kombëtar mbi analizën e sëmundjeve prekëse pranë Spitalit Nr. 1 të Universitetit të Mjekësisë Zhejiang tha:

"Shumë pacientë mendojnë se duhet të përdorin antibiotikë, për të gjitha infeksionet dhe pezmatimet. Kjo është ide e gabuar. Antibiotikët mbysin shumicën e bakterieve, por disa bakterie arrijnë të zhvillojnë mbrojtjen e tyre dhe antibiotikët në to nuk bëjnë dobi. Sa më shpesh që merren antibiotikët, më e madhe është mundësia që bakteriet të rezistojnë. Sot ekzistojnë bakterie që janë rezistuese në shumë antibotikë dhe këtyre bakterie dijnë seriozisht t'i bëjnë dëm shëndetit, por edhe të rrezikojnë jetën tuaj."

Për frenimin e abuzimit të antibiotikëve, Komisioni i Planifikimit Familjar dhe Shëndetit Kombëtar i Kinës(KPFSHKK) publikoi dhe zbatoi "Metodat e Administratimit të Aplikimit Klinik të Antibiotikëve". Ky komision së bashku me 12 sektorë të tjerë shtetërore formuan sistemin e kontrollit të përbashkët të rezistencës ndaj antibiotikëve, duke hartuar Planin e Veprimit të Frenimit të Rezistencës së Drogës Antibiotike në Kinë, për të forcuar administrimin e mbikëqyrjen e këtyre ilaçeve.

Në provincat Jiangsu, Zhejiang, Anhui etj, ekzistojnë politika të qarta për kufizimin e injeksioneve me antibiotikë. Në të njëjtën kohë, shumë organe shëndetësore në krahina të ndryshme po hartojnë politika të qarta për kufizimin e përdorimit të antibiotike në klinikë. Këto masa morën efekte të dukshme.

Zv.drejtorja e Politikës e Administrimit Mjekësor të KPFSHKK-së tha:

"Niveli i përdorimit të antibiotikëve është përmirësuar dukshëm. Përqindja e përdorimit të këtyre medikamenteve në klinikat tona u ul nga 19.7% në vitin 2010 deri në 11.2% në vitin 2016, një rënie me afro 50%."

Profesori Xiao Yonghong thotë se me përdorimin e rregullt të antibiotikëve, është frenuar prirja e rritjes së rezistencës së bakterieve ndaj antibiotikëve.

"Me përdorimin e antibiotikëve në mënyrë më të rregullt dhe më të arsyeshme, sipas të dhënave është frenuar shumë mirë prirja e rritjes së kësaj rezistence. Për super-bakteriet, apo ato bakterie që krijojnë imunitet ndaj antibiotikut, një pjesë u ul dukshëm dhe një pjesë u frenua në mënyrë të mirë, prirja e rritjes së pjesës së tjetër është nën kontroll."

Sipas Planifikimit të Veprimeve Kombëtare për Frenimin e Rezistencës së Drogës antibiotike të Bakterialeve(2016-2020), Kina do të forcojë mbikëqyrjen në proceset e ndryshme të studimit, të prodhimit, të qarkullimit, të aplikimit, të mbrojtjes së mjedisit etj. Deri në vitin 2020, në të gjitha farmacitë e Kinës antibiotikët do të shiten vetëm me recetë nga mjeku.

Mbani mend:

Antibiotikët nuk janë ilaçe për shërim të gripit dhe ftohjes

Antibiotikët nuk janë barëra për çdo dhimbje të fytit

Antibiotikët shërojnë infeksionet bakteriale, por jo viruset

Antibiotikët nuk janë barëra për ulje të temperaturës

Marrja e antibiotikëve pa orar zvogëlon mundësinë për shërim

Antibiotiku merret vetëm me rekomandim të mjekut

Marrja e parregullt të antibiotikëve shkakton bakterie shtesë

Marrja e antibiotikëve nuk do të shërojë ftohjen

Antibiotikët merren në afat të caktuar dhe doza duhet të merret e tëra.

Antibiotikët shpesh përdoren kot, si për ftohje, gripa dhe kollitje

Mos e ndani antibiotikun me të tjerët, ky është ilaç vetëm për ju

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore