Mjeku amerikan:Kanceri shërohet me anë të zemrës

2017-08-18 15:09:08 CRI Komenti juaj Printoni

Forca vetëshëruese ndaj sëmundjeve të rënda

Natyra është zgjidhja e çdo problemi, madje mund të konsiderohet si një dhuratë e çmuar për njerëzimin. Por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë sekret.

Më 17 mars të vitit 2008, profesori David L Vesely i Qendrës së Studimit të Shëndetit pranë Universitetit të Floridës zbuloi se zemra e njeriut mund të sekretojë një hormon të veçantë, i cili shpëton jetë. Sipas studimit të mjekut amerikan Vesely hormoni mund të vrasë 95% të qelizave të kancerit brenda 24 orësh dhe të kenë efekte shumë të mira ndaj sëmundjeve të tjera të pashërueshme.

Kush është David L. Vesely

Në vitin 2008, mjeku David L Vesely atëherë 48 vjeç ishte ndër studjuesit kryesorë të Qendrës. Ai ka përfunduar studimet në vitin 1981 në Universitetin e Uashingtonit, ku bashkëstudentë të tij ishin James dhe Wade.

Pas diplomimit, Veseley nisi studimet pasuniversitare në Universitetin e Floridës, ndërsa miku i tij James në Universitetin e Uashingtonit dhe Wade, i kthyer në Britaninë e Madhe nisi karrierën si avokat.

Fate të ndryshme të të sëmurëve me kancer

Në fillim të vitit 2003, Veseley mori dy lajme të këqija. Miku i tij Wade ishte prekur nga një sëmundje e rëndë e zemrës, ndërsa James nga një kancer i avancuar i zorrës së trashë. Në të njëjtën kohë, Anne gruaja e mikut të tij Wade ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Veseley vizitoi mikun e tij James dhe çiftin Wade dhe mendonte si të shpëtonte jetën e tyre .

Sipas parashikimeve mjekësore, jetëgjatësia e mbetur e çiftit Wade dhe Anne nuk i kalonte 3 muajt. Çifti, duke pranuar fatin e keq në 2 muaj kishte realizuar shumë prej dëshirave të tyre dhe sipas parashikimit të mjekëve u kishte mbetur vetëm një muaj jetë. Dëshira e fundit e tyre ishte një udhëtim rreth botës.

Duke mos pasur më interesa të tjera materiale në jetë çifti Wade nënshkroi një kontratë për udhëtimin me vlerë 40 mijë paund me një agjenci turistike, për të mos kufizuar kohën e udhëtimit, nëse brenda muajit njeri prej bashkëshortëve ndërronte jetë. Çifti Wade ftoi mikun James ti bashkohej udhëtimit të tyre. Por mjeku Vesely e kundërshtoi planin e 3 miqve të tij të sëmurë për udhëtim, sepse sipas tij ata duhet të vazhdonin trajtimin mjekësor. Çifti i Wades nuk e ndryshoi planin dhe u nis nga Britania e Madhe më 7 maj me një jaht luksoz për një udhëtim të planifikuar nga agjencia turistike, ndërsa James shkoi në Florida për të ndjekur trajtimin mjekësor të propozuar nga mjeku Vesely.

Në sajë të përpjekjeve të mjekut Vesely dhe kolegëve të tij, sëmundja e James-it u vu në kontroll dhe ai jetoi më shumë se një vit pas parashikimit të mjekëve e ndërroi jetë në vitin 2004.

Gjatë kësaj periudhe, Veseley nuk mori asnjë lajm nga çifti Wade dhe mendoi se ata mund të kishin ndërruar jetë gjatë udhëtimit turistik. Por më 7 nëntor të vitit 2004, Veseley-n e morën në telefon nga Britania e Madhe. Miku i tij Wade i tregoi se bashkë me të shoqen Anne sapo kishin përfunduar udhëtimin turistik. Ata i thanë mjekut Veseley se sipas analizave të kryera nga Spitali Royal i Londrës, të gjitha qelizat e kancerit brenda trupit të Annes ishin zhdukur, ndërsa sëmundja e zemrës e të shoqit ishte përmirësuar ndjeshëm. Për mjekun Veseley ky nuk ishte një lajm i thjeshtë, por një mrekulli e vërtetë.

Më 9 nëntor, Veseley shkoi në Londër ku u takua me çiftin Wade, të cilit i pyeti për gjendjen shëndetësore gjatë udhëtimit të tyre turistik. Ata i treguan se sapo arritën në Havai ndjeheshin të përtërirë dhe plot energji.

Mjeku amerikan Veseley e kuptoi se kjo nuk ishte një mrekulli, por miqtë e tij të prekur nga kanceri ishin vetëshëruar. Udhëtimi mes bukurive natyrore, ajrit të pastër, ditëve me diell e netëve me hënë, besimi dhe dashuria për jetën e këtij çifti bëri që ata ti mbijetonin sëmundjes së rëndë.

Studimi i Vesely-t për ndikimin e gjendjes shpirtërore te sëmundjet

Mjeku Vesely pas përvojës së shërimit të miqve të tij nga kanceri nisi të studionte rolin e gjendjes shpirtërore në vetëshërimin e njeriut. Pas miratimit nga Qendra studimore ku punonte, Veseley formoi një grup me studjues për kërkimin shkencor të aftësive shëruese të organizmit.

Në mars të vitit 2005, Veseley dhe kolegët e tij zbuluan 4 hormone të sekretuara nga zemra, që asgjësuan qelizat e kancerit të pankreasit te njerëzit. Ata zbuluan se shpejtësia e rritjes së qelizave të kancerit u pakësua në mënyrë të dukshme. Pas studimeve të mëtejshme, mjekët amerikanë zbuluan se një ndër 4 hormonet e zemrës mund të vrasin 95% të qelizave të kancerit brenda 24 orësh. Sipas tyre nga 5% e qelizave të kancerit të mbetura s'mund të lindin qeliza të reja të kancerit.

Në studimet e mëvonshme prej 10 muajsh, ekipi i Vesely-së zbuloi se hormonet kardiake mund të lehtësojnë gjithashtu sëmundjet koronare por dhe ato të mosfunksionimit të veshkës.

Si prodhohen sekrecionet nga zemra ?

Veseley përzgjodhi 100 vullnetarë tek të cilët u studiua sekretimi i hormoneve të zemrës, në varësi të gjendjes së tyre shpirtërore. Ai zbuloi se kur njerëzit janë të lumtur dhe të gëzuar, zemra e tyre prodhon më shumë hormone. Në të kundërtën, kur njerëzit e përballojnë sëmundjen apo shqetësimet e tjera me depresion dhe dëshpërim, zemra ndalon sekretimin e hormonit.

Për këtë qëllim njerëzit e prekur nga sëmundje të pashërueshme duhet të ruajnë qetësinë shpirtërore, të jenë optimistë dhe të të gjitha këto nxitin lëshimin nga zemra të hormoneve që asgjësojnë qelizat kanceroze, si dhe frenimin e lindjes së tyre. Te njerëzit që përjetojnë ndjenjën e frikës dhe shqetësim të përhershëm nuk ekzistojnë shanset e vetëshërimit.

Natyra u a ka dhuruar të gjithëve rrugëdaljen. Sigurisht që jo çdo i sëmurë me kancer mund të vetëshërohet si në rastin e çiftit Wade. E rëndësishme është të jetojmë çdo ditë me energji pozitive, të shijojmë bukuritë e natyrës, ajrin e pastër, duke i kthyer ato në të mirë të shëndetit tonë. (Xu Guang)

Mrekulli