Kina: Sistem i ri i spitaleve publike në vitin 2020

2017-08-10 16:07:28 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi Opinionet e Drejtimit për Sistemin e Administrimit të Spitaleve Moderne(ODSASM). Në bazë të tyre do të formohet sistemi i ri i administrimit të spitaleve publike deri në vitin 2020.

Më 27 korrik, drejtori i Zyrës së Reformës Mjekësore pranë Këshillit të Shtetit Wang Hesheng shpjegoi në një konference shtypit se krijimi i një raporti të përshtatshëm mes spitalit dhe qeverisë është thelbi i krijimit të sistemit të administrimit të një rrjeti modern të spitaleve. Për të garantuar sistemin e ri të spitaleve publike, duhet të hiqet subvencioni i mjekëve nëpërmjet shitjes së barnave.

Sipas të dhënave, deri në fund të vitit 2016, në Kinë numërohen 12708 spitale publike, që zënë 40% të spitaleve të përgjithshme.

Në spitalet publike me 4,455 shtretër janë punësuar 5.34 milionë vetë, duke zënë afro 80% të numrit të përgjithshëm të tyre. Nuk ka dyshim që spitalet publike përbëjnë forcën kryesore të sistemit të shërbimeve mjekësore kineze dhe janë objektiv I reformës së sistemit shëndetësor në vend.

Sipas opinioneve lidhur me këtë reformë, publikuar nga qeveria kineze, në fokus të veprimtarisë së saj duhet të jetë shëndeti i popullit, përmirësimi i kushteve në siptalet publike.

Deri në vitin 2020 do të formohet sistemi i ri dhe i vazhdueshëm i spitaleve publike, ku do të garantohet rritja e kujdesit shëndetësor dhe efikasiteti i punonjësve shëndetësor. Për një zhvillim më të madh të spitaleve publike pritet të hartohen rregulla shkencore për administrimin e spitaleve të niveleve të ndryshme.

Sipas zotit Wang Hesheng në të kaluarën, spitalet publike administroheshin nga sektorë të ndryshëm, pasi nuk kishte një kufi të përcaktuar mes pronësisë së spitaleve dhe të drejtave administrative të tyre. Prandaj, krijimi i marrëdhënies shtet-spital publik përbën thelbin e administrimit të spitaleve moderne.

"Në opinionin e qeverisë është përcaktuar lista e të drejtave konkrete të shtetit për administrimin e spitaleve, duke përfshirë të drejtat e formimit dhe zhvillimit të spitaleve publike, të drejtat e vendimit për politikat e drejtimit të spitaleve, të drejtat për të ardhurat e tyre etj. Qeveria mund të shqyrtojë rregullat, planet e zhvillimit, zbatimin e projekteve të mëdha, buxhetin e të ardhurave dhe të shpenzimeve të spitaleve publike etj. Qeveria do të hartojë e zbatojë planet rajonale në fushën e shëndetësise, planet e zhvillimit të organizmave e mjekësore, politikat mbi investimet, çmimet e shërbimeve mjekësore, rrogat e personelit të spitalit etj.

Spitalet publike duhet të administrohen në mënyrë të pavarur, në fushat e menaxhimit, rekrutimit të kuadrove, rekrutimit të punonjësve të rinj, zbatimit të buxhetit vjetor etj."

Wang Hesheng vuri në dukje se duhet të rritet ekfikasiteti i spitaleve publike, të cilat duhet të pranojnë mbikëqyrjen e qeverisë. Për këtë është theksuar mbikëqyrja mbi sigurinë e cilësinë e shërbimeve mjekësore, shpenzimet mjekësore, korrupsioni për përfitimet nga sigurimet shëndetësore, përfitimet e mjekëve nëpërmjet shitjes së barnave etj.

Sipas kërkesave të Raportit të Veprimtarisë së Qeveirsë në vitin 2017, deri në fund të shtatorit të këtij viti, në Kinë do të zhvillohet reforma e përgjithëshme spitalore. Për pasojë do të hiqen çmimet e shtuara të barnave që shiten në spitalet publike. Sipas Wang Hesheng-ut, për një periudhë afatgjatë çmimet e e shërbimeve mjekësore ndikojnë te të ardhurat e shërbimeve mjekësore dhe s'mund të mbulojnë koston e menaxhimit të spitaleve.

Me qëllim garantimin e funksionimit të spitaleve publike, kyçi është heqja e subvencionit të mjekëve nëpërmjet shitjes së barnave, për të krijuar një system të ri të spitaleve publike.

"Pas heqjes së subvencionit të mjekëve nëpërmjet shitjes së barnave, duhet të rregullohen çmimet e shërbimeve mjekësore, për ta realizuar subvencionin e përshtatshëm të spitaleve publike. Duhet të zbatojmë parimet e kontrollit të sasisë së përgjithshme të barnave, të rregullimit të strukturës, të rregullimit të pagave të personelit etj.

Duhet të rriten çmimet e shërbimeve mjekësore që pasqyrojnë vlerën e teknikës të personelit mjekësor, si kirurgjia, analizat mjekësore, riaftësimi mjekësor, shërbimet e infermierisë, shërbimet e mjekësisë kineze etj. Në të njëjtën kohë, duhet të ulen çmimet e kontrollit dhe të analizës në pajisjrt e mëdha mjekësore. Kjo do të përmirësojë strukturën e të ardhurave të spitaleve."

Duhet të theksohet se në këtë opinion të drejtimit, është paraqitur për herë të parë hartimi i rregullave administrative në spitalet e ndryshme. Spitali i Universitetit të Mjekësisë së Pekinit është spitali publik që ndërtoi për here të pare sistemin e administrimit të spitaleve moderne. Nëndrejtori i këtij spitali Yang Dungan shpjegoi se hartimi i rregullave është elementi kyç i sistemit të administrimit të spitaleve moderne, ku përfshihen karakteristikat e spitalit, parimet, funksionet, drejtimet e zhvillimit të ardhshëm etj. Kjo është baza e ndërtimit të sistemit të spitalit.

"Deri tani, në shumicën e spitaleve publike, nuk janë vendosur rregulla konkrete. Kjo mungesë shkakton statusin e papërcaktuar të spitalit. Si rezultat, mund të lindin probleme si shfrytëzimi i kredive në fusha të papërshtatshme, analizat e tepërta mjekësore etj. Këto probleme dëmtojnë interest e pacientëve. Spitalet publike janë subjektet kryesore të shërbimeve mjekësore, që ngarkohen me detyrat e mëdha të shërbimeve për publikun. Duhet të këmbëngulet për zhvillimin e drejtë të spitaleve, të përcaktohen drejtimet e zhvillimit të cilat mund të vendosin karakteristikat, parimet, statusin dhe funksionet e tyre , duke garantuar zhvillimet efikase."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore