Kina do të nxisë punën e parandalimit të sëmundjeve kronike përmes internetit

2017-04-07 16:24:04 CRI Komenti juaj Printoni

Në kohën e sotme, sëmundjet kronike ku përfshihen sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, janë bërë shqetësimet më serioze të shëndetit publik. Më 29 mars, në Pekin, u organizua Konferenca e Sëmundjeve Kronike dhe Informacioneve të Kinës. Specialistët dhe funksionarët që morën pjesë në këtë konferencë, u shprehën se përveç përpjekjeve për heqjen dorë nga disa shprehi të përditshme si pirja e duhanit, pamjaftueshmëria e stërvitjes, dieta e pashëndetshme etj, duhet të ndërgjegjësojmë popullatën përmes internetit mbi mënyrat e parandalimit të sëmundjeve kronike.

Sëmundjet kronike quhen edhe si sëmundjet e shkaktuara nga veset dhe stili i jetesës. Vitet e fundit, përqindja e incidencës e sëmundjeve kronike si hipertensioni, diabeti etj., u shtua në mënyrë të pandërprerë. Deri tani, në Kinë, ekzistojnë mbi 200 milionë pacientë me hipertension dhe mbi 100 milionë pacientë të prekur nga diabeti. Një në 4 vetë në Kinë vuan nga hipertensioni dhe një ndër 10 kinezë është me diabet. Në të njëjtën kohë, përqindja e incidencës e kancerit është në rritje. Në konferencën e kësaj dite, kryetari i Shoqatës së Parandalimit të Sëmundjeve Kineze, profesori Wang Longde u shpreh:

"Sëmundjet kronike dhe mosha e vdekshmërisë lidhen ngushtë me elementët ekonomike, shoqërorë, të popullsisë, të veprimeve njerëzore dhe të mjedisit. Këto pranohen ndërkombëtarisht. Prandaj, në punën e parandalimit të sëmundjeve kronike, duhet të përcaktojmë më parë problemet kryesore që ekzistojnë në jetën tonë. Pirja e duhanit, stërvitja e pamjaftueshme, dieta e pashëndetshme me kripë apo sheqer dhe yndyra të shumta janë elementet kryesore të zhvillimit të sëmundjeve kronike. Përqindja e incidencës e sëmundjeve kronike të shtetësve kinezë është e lartë për shumë vite. Kontrolli i elementeve të rrezikshme është një masë shumë e rëndësishme."

Wang Longde u shpreh në të njëjtën kohë se sistemi i internetit të parandalimit të sëmundjeve kronike ndodhet në fazën e nisjes, sistemi i punës me drejtimin e qeverisë, bashkëpunimet e shumë sektorëve dhe pjesëmarrjen e shoqërisë nuk është ndërtuar, duhet të forcojmë më tej punën e informacionit për parandalimin e sëmundjeve kronike:

"Rregullat, standardet dhe informacioni i paintegruar, shpërndarja e pamjaftueshme e informacionit etj., janë problemet që kufizojnë punët e parandalimit të sëmundjeve kronike. Besoj se bashkimi i teknologjisë së shëndetësisë e të mjekësisë me teknologjinë e informacionit dhe internetit mund të ofrojë metodat më të efektshme për zgjidhjen e problemeve."

Përgjegjësi i punës së parandalimit të sëmundjeve kronike të Komisionit Kombëtar të Planifikimit Shëndetësor Wu Liangyou që mori pjesë në këtë konferencë, u shpreh se sektorët e qeverisë kanë hartuar planin e afatgjatë dhe të afatmesme, për të nxitur më tej punën e ndërtimit të sistemit të informacioneve, që thekson ekzaminimin e sëmundjeve kronike në fazën fillestare dhe ndryshimet nga trajtimi i sëmundjeve tek administrimi i shëndetit.

"Për personat me rrezikshmëri të lartë të sëmundjeve kronike, kemi paraqitur objektivin e ofrimit të shërbimeve me parandalimin e sëmundjeve, vlerësimin e rrezikut, vizitën afatgjatë mjekësore, drejtimin e ndërhyrjes mjekësore. Këto shërbimet publike mund të ofrohen në zonën e komunitetit. Në shërbimet e analizës, duhet të ndërtojmë platformat e mjekimit, të administrimit të cilësisë dhe të kontrollit të informacionit, të cilat mund të forcojnë në mënyrë dinamike shërbimet e analizës ndaj sëmundjeve kronike."

Wu Liangyou tha se do ta shfrytëzojmë 3 bazat të dhënash, si dokumentacionin e shëndetit të banorëve, dokumentet mjekësore elektronike dhe baza e të dhënave të popullsisë, do të ndërtojmë një platformë të informacioneve shëndetësore rajonale, për të realizuar analizën e përgjithshme ndaj tërë jetës së pacientëve dhe jo vetëm analizën mbi një sëmundje të vetme.

Nëse mund të arrijmë zbulim në shfrytëzimin kompleks të teknikës së internetit, të mjekësisë shëndetësore dhe të dhënave të madhe, do të pakësohen analizat e panevojshme mjekësore ndaj pacientëve.

"Në të njëjtën kohë, do të krijojmë metodat e administrimit të sëmundjeve kronike, do të nxitim përmes teknikës së internetit bashkimin e analizave. Për të hartuar projektet e analizës mjekësore personale, shfrytëzojmë internetin e lëvizshëm, platformën e rezervimit të të dhënave për të kaluar kufizimet rajonale. Pacientët me sëmundjet kronike që u nevojitet analiza afagjatë, mund të gëzojnë shërbimet mjekësore me cilësi të lartë në shtëpi. Kështu mund të përmirësohet administrimi i sëmundjeve kronike."

Sipas rregullave përkatëse, në krahasim me vitin 2015, Kina do të punojë për uljen e përqindjes së vdekshmërisë në moshë të hershme prej 10% në vitin 2020 dhe 20% në vitin 2025 për pacientët nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, diabeti etj. (Xu Guang)

Mrekulli