OBSH-ja: Zbulim i kancerit në fazat e hershme shpëton jetë

2017-03-03 14:15:25 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëzimi i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), publikuar në vigjilje të Ditës Botërore të Kancerit (4 Shkurt), synon të përmirësojë gjasat për mbijetesën e njerëzve që jetojnë me kancer duke siguruar që shërbimet shëndetësore të mund të përqendrohen në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes më herët.

Shifrat e reja të OBSh-së të publikuara së fundmi tregojnë se çdo vit 8.8 milionë njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme. Një prej problemeve është diagnostikimi shumë i vonuar i shumë rasteve me kancer. Madje edhe në shtetet me sisteme dhe shërbime shëndetësore optimale, shumë raste kanceri janë diagnostikuar në një stad të avancuar, kur trajtimi i suksesshëm i tyre është më i vështirë.

Çdo vit, mbi 14 milionë persona diagnostikohen me kancer, thotë Dr. Etienne Krug, ekspert i OBSH-së mbi sëmundjet kronike dhe kancerin, duke shtuar se ky numër pritet të rritet në 21.7 milionë deri në 2030-n.

"Sipas të dhënave më të reja, çdo vit 8.8 milionë njerëz vdesin nga kanceri. Para 3 vitesh, ky numër është 8.2 milionë. Sëmundja është përgjegjëse për thuajse 1 në 6 vdekje globalisht, sipas këtij raporti."

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë diagnoza e vonë e kancerit çon në vdekjen e miliona personave që durojnë vuajtje të panevojshme dhe vdekje të parakohshme, dhe përpjekjet për të kapur këtë sëmundje më herët, duhen shtuar.

Përmes ndërmarrjes së hapave për zbatimin e udhëzimit të ri të OBSh-së, planifikuesit e kujdesit shëndetësorë mund të përmirësojnë diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe të sigurojnë trajtimin e menjëhershëm, sidomos për kanceret e gjirit, cerviksit dhe atë kolo-rektal. Kjo do të rezultojë me më shumë njerëz që mbijetojnë kancerin. Kështu njëkohësisht do të jetë më lirë të trajtohen dhe shërohen pacientët me kancer.

"Për një kohë të gjatë, kanceri është konsideruar si dënim me vdekje. Kjo situatë po ndryshon. Sivjet, theksuam veçanërisht rëndësinë e analizave në fazën fillestare të tumorit. Shumë tumore janë zbuluar në fazat e vonshme, meqenëse simptomat shfaqen në periudha të vonshme. Analizat në fazën më të vonshme mund të shkaktojnë shpenzimet më të larta mjekësore, vështirësi më të lartë të mjekimit dhe sukses më të ulët të shërimit."

Sipas Udhëzuesit, të gjitha vendet mund të ndërmarrin masa për ta përmirësuar punën e analizave në fazën e hershme të kancerit. Përmirësimi i analizave në fazën e hershme të kancerit mund të zhvillohet në 3 hapa: përhapja e informacioneve mbi simptomat e ndryshme të kancerit dhe nxitja e analizave në kohë; forcimi i investimeve në shërbimet shëndetësore, pajisjet për analizën mjekësore, përgatitjen e mjekëve; garantimi i mjekimit të sigurt dhe të efektshëm ndaj pacientëve të prekur nga kanceri, duke përfshirë uljen e dhimbjeve, shmangien e dilemës së jetës dhe të ekonomisë të pacientëve.

Specialisti i parandalimit të kancerit pranë OBSH-së Andre Ilbawi thekson:

"Theksuam se këto 3 hapa janë shumë të rëndësishme për realizimin e analizave në fazën e hershme të kancerit. Jemi të mendimit se këto masa mund t'u vijnë në ndihmë më shumë pacientëve me kancer për pranimin e trajtimeve të efektshme, të shpëtojnë më shumë jetë dhe të ndihmojnë në uljen e kostos së trajtimit të kancerit si dhe të ulin efektet anësore."

Sipas OBSH-së, në vitin 2010, kostoja e përgjithshme e shpenzimeve mjekësore arriti në 1.16 trilion dollarë. Analizat në fazën e hershme të kancerit mund të pakësojnë në mënyrë të dukshme barrat ekonomike të pacientëve të prekur nga kanceri, që përfshijnë jo vetëm uljen e kostos së mjekimit në fazën fillestare të kancerit, por edhe më shumë të ardhura në të ardhmen e pacientëve pasi ata shërohen nga kjo sëmundje.

OBSH-i theksoi se sipas objektivit të zhvillimit të vazhdueshëm, vendet e ndryshme u zotuan për uljen e 1/3 të numrin të vdekjeve të pacientëve në mosha të reja nga kanceri para vitit 2030. Bërja e analizave në fazën e hershme të kancerit dhe ofrimi i trajtimeve kryesore për të gjithë do të ndihmojnë në realizimin e objektivit në vendet e ndryshme. (Xu Guang)

Mrekulli