Reforma në sistemin mjekësor të Grupit e Spitalit Luohu të Shenzhen-it

2016-12-08 15:18:02 CRI Komenti juaj Printoni

Një vit më parë u formua grupi i Spitalit Luohu që përfshin 5 spitale publike dhe 23 qendra shëndetësore. Ky grup zbaton parimet e integrimit në administrimit të punonjësve, funksionimin e spitalit dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore, duke krijuar një grup të bashkërendimit për shërbimet shëndetësore rajonale, i cili ofron të gjitha shërbimet shëndetësore, si parandalimi i sëmundjeve, ruajtja e shëndetit, trajtimi mjekësor, riaftësimi i pacientëve, trajtimi i të plagosurve etj. Ky grup zhvilloi reforma sistematike që lidhen me departamentet shtetërore të shëndetit, të sigurimeve shoqërore dhe organet mjekësore publike.

Sot do të shohim se si është pas një viti procesi i ri i reformave mjekësore në grupin e këtij spitali dhe çfarë përpjekjesh konkrete janë bërë nga ky grup për realizimin e objektivit "pakësimi i sëmundjeve, pakësimi i trajtimeve mjekësore në shtretërit e spitalit, lehtësimi i procesit të vizitave mjekësore, ulja e shpenzimeve të pacientëve etj.Nga intervista që patëm me Grupin e Spitaleve Luohu të Shenzhen-it.

Shefi i Grupit të Spitalit Luohu Sun Xizhuo tha se reforma e sistemit mjekësor në spitalin Luohu shpjegohet thjesht: shfrytëzohen burimet e grupit për qendrat e komunitetit shëndetësor, ku do t'u ofrohen shërbimet shëndetësore banorëve dhe të transferohen sigurimet shëndetësore.

"Tani shërbimet mjekësore subvencionohen nga sigurimet shëndetësore. Qeveria përkrah dhe garanton funksionimin e qendrave tona mjekësore. Nëse doni një shërbim mjekësor, mund të blini atë dhe subvencionohet më pas. Kjo realizohet për garantimin e qarkullimit të shëndetshëm të qendrave të komunitetit tonë shëndetësor. Çdo para e investuar nga qeveria mund të shpenzohet për përmirësimin e shëndetit të banorëve. Kjo është reforma jonë."

Sipas ligjit të siguracioni kinez, fondet e sigurimeve mjekësore nuk mund të shpërdoren në fushat e tjera dhe fondet e kursyera s'mund të ruhen në spital. Por në reformat e mjekësisë të Shenzhen-it është bërë një ndryshim i madh, duke transformuar sigurimet mjekësore tek sigurimet shëndetësore, me qëllim të administrimin e përgjithshëm të fondeve. Kjo quhet edhe "sistemi i pagesave me paketë". Shefi i spitalit Sun na shpjegon më tej mbi këtë reformë

"Standardi i pagesave me paketë është vendosur sipas shpenzimeve mjekësore të banorëve. Për shembull, vitin e kaluar, 10 mijë banorë nënshkruan marrëveshje të sigurimeve dhe shpenzuan në përgjithësi 10 milionë juanë. Kjo shifër u bë standardi i pagesave me paketë në këtë vit. Për shkak të rritjes së shpenzimeve të sigurimeve mjekësore çdo vit, për shembull u rrit 10% shpenzimet mjekësore këtë vit, vlera e përgjithshme e sigurimeve mjekësore do të jetë 11 milionë. Nëse nuk merremi mirë me parandalimin e sëmundjeve, administrimin e sëmundjeve kronike, atëherë do të rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndërhyrje të ndërlikuar mjekësore apo kirurgji të vështirë, duke shpenzuar 12 milionë juanë, spitali ynë do të paguaj 1 milionë më shumë për shërbimet mjekësore. Nëse ofrojmë përgatitje të lartë për parandalimin e sëmundjeve ndaj banorëve të përfshirë në sistem , shpenzojmë vetëm 10 milionë në trajtimet mjekësore ndaj tyre, pra kursejmë 1 milion juanë, të cilat mund të mbeten në grupin e spitalit. Ky sistem i ri do të na detyrojë të bëjmë më shumë përpjekje për parandalimin e sëmundjeve, duke sigruar besim më të madh të banorëve."

Sistemi i pagesave me paketë nuk mund të ulë në mënyrë të dukshme shpenzimet mjekësore të banorëve brenda një kohë të shkurtër, por ky sistem favorizon banorët, pasi ai mund të kontrollojë shpejtësinë e rritjes së shpenzimeve mjekësore. Këto fonde të kursyera mund të përdoren për personat që u nevojiten më shumë shërbimet mjekësore.

Shefi i spitalit Sun :"Ka banorët të cilët janë ende të pakënaqur ndaj sitemit të sigurimeve mjekësore kineze. Shumë prej tyre thonë se këto investime janë të pamjaftueshme. Në fakt, nuk është problemi i investimeve të përgjithshme qeveritare në sigurimet mjekësore, pasi ato janë të mjaftueshme, por ekzistojnë probleme në metodat e shpenzimeve mjekësore. Duhet të diskutojmë përsëri për problemet e trajtimet e tepërta mjekësore, problemet e përdorimit të tepërt të ilaçeve, problemet e analizave të tepërta mjekësore etj. Nëse këto shpenzime të panevojshme mund të kursehen, mund të investohen në fushën e parandalimin e sëmundjeve, nuk do të kenë probleme të pamjaftueshme të sigurimeve mjekësore."

Reforma tjetër e rëndësishme në spitalin Luohu është për forcimin e qendrave të komunitetit shëndetësor. Në spitalin Luohu, është formuar një qendër e administrimit të shërbimeve shëndetësore të komunitetit, që përgjigjet për gjitha qendrat e tjera. Nën strukturën e integrimit të grupit të spitaleve, janë formuar organe të përbashkta të përbërë nga spitalet e këtij komuniteti dhe qendrat shëndetësore. Mjekët dhe specialistët e shëndetit në spital mund të shkojnë tek qendrat për përhapjen e njohurive të parandalimit të sëmundjeve, pacientët me sëmudjet kronike mund të mësojnë metoda të ruajtjes së shëndetit.

Mjekja e familjes He shprehet se "T'ju them të drejtën politikat shtetërore janë shumë të mira. Në të kaluarën, nuk i kuptoja shumë këto politika. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, mësova si të kujdesem për pacientë. E di si të përballem me situatat urgjente. Çdo muaj, spitali i qendrës shëndetësore do të na bëj telefon për të njohur gjendjen shëndetësore të pacientëve. Mendoj se ata kanë bërë një punë të mirë."

Tani, specialistët pranë spitalit Luohu kanë shkuar shpesh në qendrat shëndetërore për analiza mjekësore, kontrollin e gjendjes shëndetësore. Tani, këto aktivitete nuk janë ndihmë vullnetarë, por punë të përditëshme të tyre. Spitali përbëhet si një pjesë e rrjetit të shërbimeve në bazë, transferimi i burimeve cilësore mjekësore në bazë mund të rrisë gradualisht nivelin mjekësor të qendrave shëndetësore.

Zoti Su që po shkon në qendrën shëndetësore për analiza mjekësore, u shpreh "Shërbimet e mjekëve në këtë qendër janë të shkëlqyera. Mund të përfundoj shumë shpejt analizat, duke shmangur qëndrimin në radhë për një kohë të gjatë. Do të bëj analizat dhe kontrollet mjekësore çdo javë këtu. Mjekët do të kontrollojnë probleme të ndryshme në trupin tim, prëfshi tensionin e gjakut etj, dhe do të më këshillojnë si të përdor medikamentet."

 

Reformat mjekësore në spitalin Luohu ndryshon modelin tradicional mjekësor, që grumbullon burimet kryesore mjekësore kryesisht në spitale. Në modelin e ri, trajtimet mjekësore dhe parandalimet mjekësore mund të bashkohen. Është realizuar modeli i ri i shërbimeve mjekësore përmes administrimit të shëndetit të banorëve. Ky është shembulli i mirë i reformave mjekësore që mund të përhapet. Profesori australian patolog që punon pranë spitalit Luohu Grant thotë

"Kina ka modelin e saj dhe është pak e ndërlikuar për të mësuar modelet e vendeve të tjera. Sipas përvojave të ndryshme të Kinës, rruga e suksesshme e është provuar dhe krijuar nga këmbët e veta. Kina duhet të provojë rrugën e vetëruajtjes së shëndetit të banorëve, që është një rrugë e lumtur dhe e vazhdueshme për shëndetin e popullatës."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore