Yunnan-i, "Mbretëria e Kërpudhave"

2016-11-17 15:57:41 CRI Komenti juaj Printoni

Yunnan-i njihet ndryshe dhe si "Mbretëria e Kërpudhave të Egra" në Kinë, me mbi 800 lloje të ngrënshme, sa gjysma e të kërpudhave në botë.

Më të njohurat janë;

1.Kërpudhat Matsutake松茸

Kërpudhat Matsutake janë tepër të vlefshme dhe një nga ushqimet më të shtrenjtë në botë. Atyre u nevojitet 5 në 6 vjet për t'u rritur dhe kërkojnë një ambjent të veçantë. Kërpudhat Matsutake gatuhen në Yunnan me speca jeshilë (青椒炒松茸) ose thjesht të kavardisura.

2. Kërpudhat Jizong鸡枞菌

Kërpudhat Jizong janë të holla, të gjata, të bardha që kërkojnë pak kohë për t'u përtypur. NJë nga gatimet e famshme nga Kunming është kërpudha Jizong me salcë soje (红烧鸡枞).

3. Boletus 牛肝菌

Boletus është një kërpudhë e zakonshme në tryezën e kinezëve. Ekszistojnë 4 lloje: e bardhë, e verdhë, e zezë dhe e kuqe. Boletus është një kërpudhë e trashë, e butë dhe zakonisht gatuhet me speca jeshilë ose mish pule.

4. Kërpudhat Huzhang虎掌菌

Kërpudhat Huzhang janë të mëdha. Këto kërpudha gjenden vetëm në disa zona të Yunnan-it prandaj janë shumë të çmuara. Ato zakonisht gatuhen me perime.

Mrekulli
Lajmet Kryesore