Pure me fara lotusi

2016-09-12 17:13:56 CRI Komenti juaj Printoni

Farat e lotusit në gjuhën kineze quhen "lian zi" konsumohet shumë në Azinë Lindore. Ato janë shumë të pasura me vitamina të ndryshme po ashtu me minerale si magnez, fosfor, kalium etj.

Në mjekësinë kineze ato vlerësohen për vetitë ushqyese dhe shëruese që kanë dhe përdoren në shumë formula mjekësore po ashtu edhe në receta gatimi.

Këto fara kanë veti të luftojnë plakjen

Farat e lotusit përmbajnë një enzimë kundër plakjes, sipas njërit prej instituteve mjekësore. Kjo është dhe arsyeja pse shumë kompani kozmetike po gjejnë mënyra t'i përfshijnë këto fara në formulat e kremërave apo produkteve të tyre.

Mjekët kinezë i përdorin farat e lotusit për shëndetin e veshkave si dhe për shtimin e energjisë jetësore në trup. Mjekësia kineze i përdor këto fara për eleminimin e diarresë dhe për shëndetin e shpretkës. Ato kanë edhe efekte qetësuese, këshillohen për pagjumësinë dhe lodhjen.

Në formulat bimore, farat e lotusit përdoren për çrregullimet në traktin urinar si dhe në sistemin e riprodhimit, duke përfshirë infeksionet e traktit urinar dhe prostatës.

Si të gatuajmë me fara lotusi

200g fara të thata lotusi (pa lëkurë)

ujë

80g sheqer

90ml vaj gatimi

1/2 lugë kripë

Përgatitja

Fusni në ujë farat e lotusit për 6-8 orë

Vendosini në një tenxhere, hidhini uje dhe lërini të ziejnë për 1 deri në 2 orë derisa të zbuten.

Më pas kalojini në një blender me 1/3 e sasisë së ujit

Hidheni përzierjen në një tigan, shtoni vaj me 3 faza. Çdo herë pasi t'i shtoni vajin përziejeni mirë derisa vaji dhe përzierja të jenë të njëtrajtshme.

Hidhini kripë dhe sheqer. Më pas vazhdoni ta përzieni derisa uji të ketë avulluar plotësisht.

Hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet.

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore