Kuleçë të zier në avull

2016-08-09 09:07:44 CRI Komenti juaj Printoni

 

 

Përbërësit:

Për brumin;

300g miell

3g kripë

150-170ml ujë

1 and 1/2 lugë çaji maja birre

Për mbushjen

3 gota qepë të njomë kineze

2 lugë gjelle vaj susami

2 vezë

30g vermicelli (të zhytura në ujë deri sa të zbuten)

Pak kripë

1/4 lugë çaji me 5 erëza kineze

Përgatitja

Lani me kujdes qepët e njëma kineze pastrojini nga fundet dhe grijini tepër hollë.

Miksoni qepën e njomë me 2 lugë çaji vaj susami.

Shtoni vezët në tigan dhe bëni një omeletë. Lëreni të ftohen për disa minuta dhe pritini në copa të vogla.

Kulloni makaronat e holla (vermicelli) dhe pritini në copa të vogla. Vendosini në një tas, shtojini kripë, vaj susami dhe 5 erëzat kineze. Përziejini mirë së bashku.

Kur brumi të jetë gati, vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë. Ndajeni në 12 porcione. Hapeni secilën në një petë rrumbullake sin ë figurë. Vendosni 1 lugë mbushje në mes dhe nisni ta mbyllni sin ë figure.

Vendosini në një tenxhere me avull dhe gatuajini për rreth 25 minuta.

Ju bëftë mirë!

Mrekulli
Lajmet Kryesore