Patëllxhanë me mish të grirë

2016-07-01 16:58:19 CRI Komenti juaj Printoni

Përbërësit

2 patëllxhanë

Pak kripë

1/4 tas me mish të grirë

1 lugë kafeje xhenxhefil të grirë

1/2 lugë verë gatimi

3 lugë vaj gatimi

2 thelpinj hudhër të grirë imët

2 qepë të njoma

1 lugë salcë soje

1/8 lugë sheqer

1/2 lugë vaj susami

Përgatitja

-Prisni patëllxhanë pasi ti keni larë mire dhe lërini në një enë me kripë për rreth 10 minuta. Më pas kullojini dhe lërini mënjanë.

-Marinoni mishin e grirë me pak kripë dhe verë gatimi dhe lëreni mënjanë.

-Nxehni 2 lugë gjelle vaj në një tigan dhe skuqni patëllxhanët për 6-9 minuta derisa të zbuten. Hiqni në një pjatë pa vajin.

-Hidhni në tiganin me vaj ku skuqët patëëëxhanin mishin e grirë të marinuar dhe skuqeni derisa të gatuhet dhe më pas hiqeni nga zjarri.

-Shtoni dhe një lugë vaj gatimi në tigan dhe skuqni qepën e njomë vetëm pjesën e bardhe dhe hudhër, xhenxhefilin për të dhënë një aromë fantastike.

-Rihidhni në tigan patëllxhanin eskuqur më parë së bashku me mishin e grirë, salcën e sojës dhe vajin e susamit dhe sheqerin. Përziejini mirë. Sipër pasi ta keni hedhur në pjatë zbukurojeni me qemëne njomë pjesët jeshile. Mund ta shërbeni me oriz.

Vini re:

Nëse doni që patëllxhanët të thithin më pak vaj, lyejini me niseshte përpara skuqjes.

Mrekulli
Lajmet Kryesore