Pite kineze

2016-06-14 10:19:09 CRI Komenti juaj Printoni

Pitja kineze është shumë e shijshme dhe duhet të njihet më shumë nga ne. Është ushqim që gjendet në dyqanet e vegjël në Pekin.

Është ushqim me bazë brumi, që në kuzhinën kineze ka shumë të tilla përfshi makaronat, raviolit kineze, orizi, bukët rrumbullake të mbushura me perime dhe mish etj.

Këtë pite mund ta përgatisni në shtëpi dhe mund ta shoqëroni me vezë të skuqur apo me kremviçe. Për ta përgatitur këtë pite ju duhen rreth 2 orë.

Përbërësit për 8 pite:

500 gramë miell

1 gotë ujë të zier

1/2 gotë ujë me temperature ambjenti

4 lugë gjelle vaj kikiriku

1 lugë caji kripë

Përgatitja:

Në një tas hidhni miellin dhe shtojini ngadalë ujin e zier dhe përziejini mirë derisa të bëhet brumë. Më pas shtojini ujin me temperaturën e dhomës.

Bëjini duart me miell dhe punojeni mire brumin derisa të bëhet një masë brumi e njëtrajtshme.

Vendoseni në një tas brumi dhe spërkateni me pak miell dhe lëreni të mbuluar me kapak ose qese kuzhine për 1 orë.

Më pas punojeni përsëri kur të jetë gati edhe për 3 minuta mbi tavolinë pasi t'i keni bërë duart me miell.

Ndajeni brumin në dy pjesë dhe çdo gjysmë në 4 pjesë të vogla sin ë figurë.

Nisni me hapjen e petëve me trashësinë e një monedhe.

Lyejini sipër me vaj dhe pak kripë. Nisni me përgatitjen e petëve si në figurë.

Bëni njësoj edhe me petët e tjera dhe në fund nisni me skuqjen e brumit. Mund ta konsumoni për mëngjes të shoqëruar me ushqime të kripura. Ju bëftë mirë!

Mrekulli
Lajmet Kryesore