Të kuptojmë kancerin dhe luftën kundër tij

2016-05-20 15:40:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kanceri është emër i përgjithshëm për grupin e shumë sëmundjeve. E përbashkët për këto sëmundje është se fillojnë me rritje të pakontrolluar të qelizave anormale, të cilat mund të sulmojnë indet dhe organet tjera.

Organizmi jonë është i përbërë prej trilionë qelizave, të cilat janë njësitë themelore strukturore dhe funksionale te të gjithë organizmat e gjalla. Që trupi i njeriut të mbetet i shëndoshë, çdo ditë shumohen qeliza të reja dhe të shëndosha, ndërsa të vjetrat dhe ato jofunksionale vdesin. Por, ndonjëherë ky procesi i ndërlikuar nuk zhvillohet sipas ligjeve të natyrës. Në një moment qelizat e vjetra dhe jofunksionuese, vazhdojnë të rriten dhe të shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Dallimi te qelizat normale dhe anormale është në dëmtimin e DNK. Te qelizat normale nëse shfaqet ky problem, qelizat vdesin, ndërsa te qelizat anormale edhe krahas asaj që janë jofunksionale dhe të dëmtuara ato vazhdojnë të rriten. Qelizat e reja anormale, formojnë masë kancerogjene e cila quhet tumor. Qelizat e këtyre tumoreve shumohen aq shpejt dhe mund të përhapen dhe t'i kaplojnë indet dhe organet që janë në afërsi.

Disa njerëz mund ta trashëgojnë kancerin. Por në shumicën më të madhe të rasteve, dëmtimi i ADN-së në qeliza dhe procesi i krijimit të kancerit, zakonisht, vijnë si pasojë e faktorëve të jashtëm. Si për shembull: ekspozimi në diell, pirja e duhanit, etj. Por, ende nuk është bërë krejtësisht e qartë se përse shfaqet kanceri.

Në vitin 1945, një mjek amerikan tha ata të cilët nuk kanë ndjekur studimet për mjekësi nuk arrijnë të kuptojnë vështirësinë e luftës kundër kancerit. Për shembull, duhet të gjejmë një lloj ilac që vetëm veshin e majtë, por nuk dëmton veshin e djathtë.

Për shkak të vështirësisë së zbulimit të këtij ilaci, më parë, metoda e parë mjekësore kundër kancerit ishte kirurgjia. Por kjo metodë është e efektshme vetëm për tumorin në fazën e parë, që nuk është përhapur në pjesët e tjera të trupit. Mjekët nuk mund të garantojnë heqjen e plotë të qelizave kanceroze. Metastazat mund të rikthehen pas operacionit.

Me zhvillimin e mjekësisë, kimioterapia dhe rrezatimi janë bërë dy terapitë kryesore kundër kancerit. Zbatimi I këtyre trajtimeve simblozon nisjen e fazës së parë të luftës kundër kancerit. Shkencëtarët e tanishëm nuk kuptojnë diferencën bazë të qelizave të shëndetshme dhe atyre kancerogjene. Diferenca e vetme e zbuluar nga ata është shpejtësia më e madhe e ndarjes së qelizave të kancerit. Prandaj, mjekët përdorin kimion dhe rrezatimit për të vrarë të gjitha qelizat e ndara shumë shpejt. Por, këto dy metoda vrasin jo vetëm qelizat kanceroze por edhe ato të shëndetshme.

Faza e dytë e luftës kundër kancerit nisi nga viti 1953, kur u zbulua struktura e AND-së së dyfishtë. Shkencëtarët kuptuan se qelizat e kancerit vijnë nga transofrmimi i qelizave të shëndetshme.(radikalet e lira)

Në vitin 1970, u zbulua geni i parë i kancerit (Oncogene). Kur ky gen nis të aktivizohet, qelizat e shëndetshme ndahen në mënyrë të pakontrolluar, duke u bërë qeliza kancerogjene. Në vitin 1984, shkencëtarët zbuluan genin e parë të frenimit të tumorit, i cili mund të frenojë rritjen e qelizave kanceroze, duke përdorur ilace që shenjestrojnë vetëm këto qeliza.

"Ilaçet shënjestër" kanë efekte të veçanta ndaj tumorit dhe nuk kanë efekte të dukshme negative ndaj qelizave të shëndetshme. Por këto ilaçe kanë efekte të kufizuara kur bëhet fjalë për metastazat. Ndërkohë çmimi I këtyre ilaceve është shumë I lartë dhe nuk mund të përballohet nga pjesa më e madhe e njerëzve.

Shkencëtarët nisën studimin e metodave për aktivizimine e vetë sistemit imunitar në vrasjen e qelizave kancerogjene. Para 100 vjetësh, mjekët nisën këtë përpjekje.

Për shkak të efekteve anësore që jep kimioterapia, shkencëtarët nisën të studiojnë metoda të reja të aktivizimit të imunitetit. Sipas studimeve të reja, sistemi imunitar mund të asgjësojë jo vetëm bakteriet dhe viruset, por edhe të pastrojë qelizat e dëmtuara. Në fakt, disa qeliza të shëndetshme shndërrohen në kanceroze brenda trupit tonë për çdo minutë. Pastrimi i këtyre qelizave të kancerit është detyra e përditshme e sistemit tone imunitar.

Në vitin 1984, shkencëtari amerikan "Steve Rosenberg" filloi aktivizimin e imunitetit përmes interferonit, duke arritur sukses tek një pjesë e pacientëve të kancerit dhe interferoni ka rezultuar shumë i suksesshëm për trajtimin e pacientëve që vuajnë në fazat e para të kancerit të lëkurës.

Proteina e parë me funksionin e frenimit të imunitetit quhet "CTLA-4", e cila është zbuluar nga shkencëtari francez në vitin 1984. Më vonë, shkencëtari japonez Honjo Tasuku dhe shkencëtari kinez me shtetësi amerikane Chen Lieping zbuluan përkatësisht proteinat "PD-1" dhe "PD-L1", të cilat mund të bashkohen për të vrarë qelizat kanceroze.

Në vitin 1996, profesori amerikan James Allison fillon studimin dhe përvojë me qëllimin e pengimit të "CTLA-4". Ideja e tij është për të aktivizuar imunitetin nëpër heqjes së pengesës së "CTLA-4". Kjo është një ide shumë e përparshme. Deri në vitin 1999, kompania filloi investimet për të përkrahur eksperimentet e profesorit Allison. Sipas rezultatit të ekperimentit, metodat e tij mund të shkurtojnë 70-80% të tumoreve të kancerit, të lehtësojnë pjesërisht 40% të tumorit dhe të kurojnë 10% të tumorit.

Sot, të paktën 6 ilaçe me këtë funksion janë prodhuar në tregjet amerikane. Mbi 50 mijë pacientë kanë provuar këto ilaçe dhe efikasiteti i tyre është 30%.

Në fakt, objekti i metodave moderne ndaj kancerit është për ta ndërruar kancerin si një sëmundje e kontrolluar kronike përmes aktivizimit të imunitetit. Kjo është një arritje e madhe mjekësore.

Sot në të gjithë botën vëmendja është përqëndruar në drejtim të diagnostikimit të hershëm të kancerit ku edhe mundësitë e suksesit të trajtimit dhe mbijetesa janë më të larta. Kështu mjeku mbas një vizite të hollsishme të pacientit në varësi të simptomave të tij mund të kërkojë investigime të tjera imazherike dhe laboratorike. Kështu, mund të përdoren ekzaminimet imazherike si : grafi (x-rays), Eko, CT-scan, MRI(resonance), PET-ct, për të përcaktuar ku ndodhet tumori dhe çfarë organesh janë prekur prej tij. Me ekzaminime si endoskopia, e cila është një proçedurë që realizohet me anë të një tubi të hollë me një kamer në fund të tij, mund të shohim organet si stomakun, kolonin, rektumin nga brenda .

Gjithsesi diagnozën përfundimtare të kancerit dhe ekzaktësisht të llojit të kancerit e vendos biopsia. Kjo proçedurë konsiston në marrjen e disa qelizave nga organi ose indi që dyshohet të jetë i prekur nga kanceri dhe ekzaminimin e tyre në mikroskop.

Pasi vendoset diagnoza e kancerit mblidhet një ekip mjekësh zakonisht i përbërë nga radiologu, kirurgu, radioterapeuti dhe onkologu për të bërë planin e trajtimit të pacientit, i cili varet në rradhë të parë nga stadi i sëmundjes. Çdo kancer i diagnostikuar në stade të hershme mund të ketë shërimi. Bërja e një jete aktive, ushqyerja e rregullt, mos abuzimi me duhanin dhe alkoolin, mosneglizhimi i ankesave dhe kontrrollet periodike tek mjeku janë e vetmja mënyrë për tu kujdesur ndaj kësaj sëmundje. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore