Peshk me domate nga Sichuani

2016-04-17 20:40:06 CRI Komenti juaj Printoni

Për 4-6 persona:

Një gatim sipas stilit të Sichuan-it

Përbërësit

1 peshk krap rreth 1 kg

2 domate të mëdha, të qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël

100g kërpudha,

4 thelpinj hudhër

1 tas me selino

1/4 qepë e kuqe e prerë

pak koriandër

2 qepë të njoma

4 lugë vaj gatimi

Për marinimin e peshkut

2 lugë verë gatimi

1 lugë xhenxhefil t grirë imët

2 qepë të njoma

Pak kripë

Pak piper

1 të bardhë veze

2 lugë niseshte

Përgatitja:

Shtoni niseshtenë, verën e gatimit, qepët e njoma, xhenxhefilin. piperin, të bardhën e vezës dhe kripën në një pjatë dhe marinoni peshkun për 1 orë.

Qëroni dhe prisni në kubikë domatet. Në një tigan me bazë të thellë hidhni 2 lugë vaj dhe skuqni qepën dhe hudhrën.

Më pas hidhni domatet dhe skuqini të gjitha bashkë për 7-10 minuta derisa domatja të bëhet e butë dhe pa shumë lëng.

Shtoni rreth 2 litra ujë të nxehtë dhe lerini të ziejnë për rreth 20 minuta.

Shtoni selinonë, qepën e kuqe dhe kërpudhat dhe vazhdoni ta gatuani për 10 minuta të tjera. Shtoni kripë dhe piper.

Nxehni 2 lugët e mbetura të vajit dhe hidhja sipër peshkut. Në fund rregulloni zbukurojeni pjatën me coriander dhe qepë të njoma.

Mrekulli
Lajmet Kryesore