Modelet e Victoria's Secret kanë një trup për t'u admiruar dhe shumë femra në botë pyesin veten se si ka mundësi një gjë e tillë. Madje disa prej modeleve kanë edhe fëmijë edhe përsëri kanë një trup për t'u admiruar.
Kohët e fundit në internet po qarkullon dieta dhe plani i ushtrimeve të Adriana Lima-s.
Ja çfarë përfshin:
-Mos konsumoni alkool
-2 javë para show, mos konsumoni ushqime të kripura
-9 ditë para show, konsumoni vetëm proteinë pluhur
-2 ditë para show, konsumoni ujë normalisht, jo me shumicë
-12 orë para show nuk konsumoni asnjë pije; për të humbur peshë.
Sipas DailyHitt: "Nutricisti i sugjeron Limës proteinën, vitaminat dhe suplementet për ta mbajtur energjike gjatë trajtimit. Sigurisht dhe ushtrime intensive për muskujt.