PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
20 minuta në diell ju mjaftojnë për ….
2015-07-24 10:59:09 CRI Komenti juaj Printoni

Kur mendojmë për detoksifikim dhe shërim, zakonisht kemi parasysh mbajtjen e një diete të fortë me perime, apo pirjen e lëngjeve ose bërjes së masazhit. Aktualisht, nuk duhet të mundoheni shumë pasi natyra na ndihmon për këtë. Mjafton të qëndroni në diell në orarin e duhur për disa rreze shëruese dielli dhe vitaminë D.

Ngrohtësia e diellit jo vetëm që shëron trupin, por na përmirëson edhe humorin.

Efektet pozitive të diellit të provuara shkencërisht

-Largon toksinat

Nxehtësia e rrezeve të diellit bën që të djersitemi duke nxjerrë jashtë helmet e trupit.

-Vret bakteriet.

Mjaftojnë vetëm 20 minuta qëndrim në diell çdo ditë për të vrarë 200 lloje bakteriesh dhe mikrobesh të tjera.

-Vitamina D

Rrezet e drejtpërdrejta të diellit në lëkurë e bëjnë vitaminën D3, vitamina më e rëndësishme për rregullimin hormonal, thelbësore për shëndetin, dhe parandaluese e shumë sëmundjeve.

20 minuta ekspozim ndaj rrezeve të diellit ju mjafton pasi,

-Përmirëson humorin

Rrezet e diellit largojnë depresionin dhe çrregullimet e humorit që lidhen me mungesën e dritës. Dielli ka fuqi për të rregulluar humorin.

-Ul riskun për kancer

Qëndrimi në kohën e duhur në diell ul riskun opër prekje me kancer

-Sistemin imunitar

Rrezet e diellit forcojnë sistemin imunitar

-Forcon kockat dhe dhëmbët

-Ka efekte positive ndaj problemeve në lëkurë si psoriazë, akne, ekezemë dhe infeksione mykotike.

-Për shëndetin kardiovaskular

Ekspozimi në diell ul tensionin e lartë të gjakut dhe ka efekte tejet pozitive për shëndetin e zemrës.

Megjithatë nuk duhet të digjeni nga dielli

Shumë nga një gjë e vetme ju bën dëm, prandaj duhet të qëndroni në diell për pak kohë dhe jo në oraret e pikut të nxehtësisë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China