PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Domate e skuqur me lulelakër
2015-01-12 14:09:19 CRI Komenti juaj Printoni

Përbërësit:

1 lulelakër

2 domate

4 lugë salcë domateje

1 lugë gjelle salcë soje

1/2 lugë gjelle sheqer

1 lugë kripë

2 lugë gjelle niseshte

Përgatitja:

Dy përbërësit kryesorë në këtë gatim janë lulelakra dhe domatet. Të dy këta përbërës janë shumë të shëndetshëm dhe ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve. Nga ana tjetër, domatja është më e shëndetshme e gatuar.

Lulelakra përmban vitaminë C dhe folate. Folatet ndihmojnë gjakun si dhe parandalojnë aneminë dhe sëmundje të tjera.

- Priteni lulelakrën dhe domaten në copa të vogla.

- Në një tigan hidhni pak ujë dhe shtoni lulelakrën, lëreni të zihet për 2 minuta.

- Në tigan hidhni vajin, më pas shtoni domatet, lulelakrën dhe kavardisini së bashku për disa sekonda, më pas shtoni salcën e domates dhe vazhdoni përzierjen.

-Shtoni salcën e sojës, sheqer, kripë dhe lërini të gatuhen për 2 minuta të tjera. Në fund hidhini niseshtenë pasi ta keni përzjerë më parë me 6 lugë ujë hidheni në tigan. Ju bëftë mirë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China