PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lakër Bok Choy (video)
2014-12-26 17:00:10 CRI Komenti juaj Printoni

Bok choy quhet ndryshe edhe lakra e bardhë, për të mos e ngatërruar me lakrën napa. Në fakt, gjenden shumë lloje bok choy që variojnë në ngjyra, shije dhe madhësi të ndryshme.

Kinezët e kanë kultivuar këtë perime për mbi 5,000 vjet.

Megjithëse Bok choy mund të ketë formën e selinos, i përket familjes së lakrës.

Sot kjo perime rriten edhe në Kaliforni dhe në një pjesë të Kanadasë.

Kjo lakër mund të përdoret në shumë receta gatimi, në supë dhe në sallatë. Ajo përmban përqindje të lartë vitaminash A dhe C – një tas me bok choy na jep mbi 100% të kërkesës ditore për vitaminë A, dhe afro 75% të vitaminës C.

Kjo lakër njihet ndryshe edhe me epitetin "luga e supës" për shkak të formës së gjetheve që ka.

■Bok choy përmban shumë anti-oksidantë dhe vitamina, të gjitha këto ndihmojnë kundër kancerit të gjirit dhe prostatës.

Bok-choy ka përqindjen më të lartë të vitaminës A, karoteneve, dhe flavonoideve të tjera se çdo perime tjetër të familjes së lakrës, lulelakrës etj. Vetëm 100 gram përmban 149% të kërkesës ditore për vitaminë A.

■Pak choi është gjithashtu një burim shumë i mirë i vitaminës K, e cila ka një rol thelbësor për formimin e kockës. Po ashtu të gjitha femrat në moshë duhet të marrin sasinë e duhur ditore të vitaminës K për të luftuar osteoporozën.

■Për më tepër, kjo perime me gjethe jeshile, përmban mineralet si kalcium, fosfor, kalium, mangan, hekur dhe magnez.

Për 4 persona

- 2 lugë vaj ulliri

- 1 gotë qepë të njoma

- 1thelbi hudhër e prerë hollë

- 4 tufa bok choy, të pastruara

- 1/2 lugë vaj susami i zi

- kripë

- 1/2 gotë akazhu të pjekura

Ndiqni videon.....

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China