PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Patëllxhanë me mish
2014-06-03 15:17:26 CRI Komenti juaj Printoni

Përbërësit për 2 persona

200 g mish derri ose viçi

2 patëllxhanë

2 speca jeshil

2 copa të vogla xhenxhefili

2 lugë hudhra të grira imët

1 lugë salcë soje

pak kripë

1 lugë sheqer

1 koncentrat pule

2 lugë vaj për skuqje

1 lugë niseshte me 4 lugë ujë

Metodat e përgatitjes:

1. Prisni mishin vendoseni në një tas me kripën, niseshten dhe ujin. Përziejini së bashku dhe lëreni të marinohet për 15 minuta.

2. Nxehni vajin për 1 minutë, shtoni patëllxhanët dhe skuqini derisa të zbuten, vendoseni në pjatë dhe lëreni mënjanë për ta përdorur më vonë.

3. Nxehni 2 lugë vaj dhe skuqni mishin, dhe më pas shtojini 1 lugë verë orizi, 1 lugë salcë soje, xhenxhefilin dhe hudhrën, lërini të skuqen derisa të jenë gati.

4. Shtoni specin jeshil dhe patëllxhanët në tigan dhe vazhdoni gatimin

5. Rregulloni shijen me kripë, koncentratin e pulës dhe përziejini mirë të gjitha më pas shërbejeni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China