PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bizele me mish
2014-05-26 18:22:39 CRI Komenti juaj Printoni

Përbërësit

200 g mish derri ose viçi

100 gr kërpudha

200 g bizele

2 speca të kuq (jo djegës) pritini në kubikë të vegjël

1 lugë salcë soje

1 lugë vaj susami

1 lugë sheqer

pak kripë

1 lugë niseshte

1 lugë niseshte të përzier me 4 lugë ujë

1 lugë verë gatimi

1 koncentrat pule

2 lugë vaj për skuqje

Metoda e Përgatitjes:

1. Prisni mishin në kubikë, marinojeni me 1 lugë salcë soje, dhe 1 lugë niseshte për rreth 10 minuta.

2. Në një tenxhere me ujë të zier, gatuani bizelet për 5 minuta, kullojini mirë, shplajini me ujë të ftohtë, kullojini përsëri dhe lërini mënjanë.

3. Përgatisni kërpudhat, pritini në copa të vogla.

4. Ngrohni 2 lugë vaj në tigan, shtoni mishin dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrën e dëshiruar, më pas hidhini 1 lugë verë.

5. Shtojini kërpudhat dhe bizelet dhe skuqini së bashku për 2 minuta dhe në fund shtoni specat e kuq.

6. Lërini derisa të gatuhen dhe në fund rregulloni shijen me kripë, koncentratin e pulës dhe përzierjen ujë-niseshte.

7. Hiqeni nga zjarri dhe shtojini sipër vaj susami.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China