"Chow mein" janë makarona të skuqura dhe janë një gatim i famshëm në mbarë Kinën, por edhe në të gjitha restorantet kineze nëpër botë. Ky gatim kinez është shumë i famshëm në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Mund të provoni shije të ndryshme të këtij gatimi ku mund të ketë mish viçi, pule, derri dhe perime të ndryshme sipas dëshirës:
Përbërësit:
2 fileto pule
1 lugë salcë soje
1/2 lugë niseshte
200 gramë makarona të holla
2 fije selino
250 gramë brokoli
1/2 qepë
200 gramë kërpudha të freskëta
1 spec i kuq (jo djegës)
Vaj kikiriku
Kripë, piper
Metoda e Përgatitjes
1. Në një tas hidhni një lugë salcë soje, pak kripë dhe piper. Shtojini niseshten dhe përziejini mirë.
2. Pasi të keni prerë filetot e pulës hidhini tek tasi me përzierjen dhe lërini të marinohen për 20 deri në 25 minuta
3. Përgatisni salcën. Në një tas hidhni 1/4 gotë lëng pule. Shtojini 1 lugë salcë soje, kripë dhe piper për shije. Shtojini një lugë niseshte të tretur më parë në 4 lugë ujë, dhe përziejini të gjitha bashkë dhe lëreni mënjanë.
4. Përgatisni makaronat dhe kullojini.
5. Pritni selinon, brokolin dhe specin e kuq (jo djegës) dhe kërpudhat.
6. Skuqni pak minuta makaronat me vaj kikiriku dhe lërini mënjanë.
7. Në tigan shtoni 2 lugë vaj kikiriku dhe pasi të jetë nxehur shtojini mishin e pulës të marinuar. Hiqni mishin e pulës nga tigani kur të jetë gati.
8. Shtoni në tigan perimet e prera më parë. Skuqini perimet dhe në fund shtoni kripë dhe piper. Shtoni 1/4 gotë me ujë dhe mbulojeni tiganin me kapak. Shtojini më pas mishin e pulës të përgatitur më parë dhe lerini të gatuhen së bashku.
9. Shërbejini.