Boluo zimifan, pilafi me ananas, është një gjellë tipike e kombësisë dai. Ai bëhet me oriz e perime e më pas futet në ananas, të cilit i kemi prerë bishtin dhe i kemi hequr pjesën e brendshme. Pilafi me ananas bën mirë për gjakun dhe mushkëritë.
Përbërësit
1 gotë ananas (të freskët ose të konservuar)
4 gota oriz të gatuar më parë
4 lugë vaj
3 thelpinj hudhër të grira hollë
1/2 gotë me akazhu (cashew)
1/2 gotë me bizele
1 vezë të rrahur
6 lugë lëng pule
3 lugë salcë soje
1 lugë sheqer
3 qepë të njoma të prera hollë
1/3 gotë majdanoz
Sipas dëshirës: 8-12 karkaleca deti
Hapi 1: Përgatisni orizin. Hidhini pak vaj dhe përziejini që të shkrifet. Lëreni mënjanë.
Hapi 2
Shtoni vajin në një tigan me bazë të thellë dhe pasi të jetë nxehur shtojini hudhrat dhe lërini të skuqen për 1 minutë. Nëse do të përdorni karkaleca deti, ky është moment për t'i skuqur.
Hapi 3
Shtoni në tigan vezën e rrahur më parë dhe përziejini të gjitha së bashku me lugë druri.
Hapi 4
Përzieni lëngun e pulës me salcën e sojës dhe sheqerin dhe përzierjen e hedhim në tigan.
Hapi 5
Shtoni akazhut dhe skuqini për 30 sekonda.
Hapi 6
Shtoni orizin dhe përziejini mirë të gjitha së bashku derisa të krijohet një ngjyrë uniforme.
Hapi 7
Shtoni bizelet dhe ananasin. Përziejini mirë së bashku.
Hapi 8
Vazhdoni përzierjen për 1-2 minuta.
Hapi 9
Shërbejeni
Pasi e keni hedhur brenda ananasit mund ta zbukuroni lart me majdanoz ose me qepë të njoma.
Ju bëftë mirë!