Përbërësit
400gr fileto viçi
16 shparg,
pak xhenxhefil
2 thelpinj hudhër
2 lugë vaj
3 lugë salcë soje (sipas dëshirë)
Përgatitja
Hapi 1
Priteni mishin në copa të holla.
Hapi 2
Në një tenxhere të vogël hidhni ujë dhe pak kripë dhe pasi të jetë zier uji hidhni brenda shpargun.
Hapi 3
Lëreni të gatuhet për pak minuta dhe hiqeni nga zjarri.
Hapi 4
Në një tigan hidhni vajin, xhenxhefilin dhe hudhrën. Lërini të skuqen për 1 minutë dhe më pas shtojini mishin e viçit dhe lërini të skuqen për disa minuta derisa mishi të jetë gatuar.
Hapi 5
Shtoni shpargun, gatuajini për një minutë tjetër, shtojini salcën e sojës, lëreni për një minutë dhe është gati.
Hapi 6
Hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni këtë gatim me oriz.
Ju bëftë mirë!