PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Maskat në shtëpi për rritjen e flokëve
2014-03-07 16:08:37 CRI Komenti juaj Printoni

Flokët janë gjysma e bukurisë, dikujt i pëlqejnë të gjatë, dikujt tjetër të shkurtër. Një tendencë e këtij viti janë gërshetat dhe për këtë ju duhen flokë të gjatë.

 

Së bashku me maskat duhet të tregoni kujdes edhe për ushqimin. Nëse doni të keni flokë të shëndetshëm konsumoni më shumë ushqime proteinike dhe me zink, si arra, mish, peshk e vezë.

Proteinat ushqejnë flokun, zinku parandalon rënien e tyre. Për të gjitha femrat që kanë rënie të theksuar flokësh është provuar në shumë studime se zinku është mënyra kryesore që lufton këtë problem. Konsumoni lloje të ndryshme farash, fara luledielli, susami, kungulli etj. Farat janë burime shumë të mira mineralesh.

Maska për rritjen e flokëve

Maskat në kushtet e shtëpisë janë të mira, nuk kushtojnë dhe nuk kanë efekte anësore. Për këtë ia vlen t'i provoni. Në disa flokë rezultati do jetë i menjëhershëm, në disa të tjerë brenda pak javëve. Kini durim. Maskat për rritjen e flokëve janë testuar nga qindra gra, të cilat kanë pranuar se floku i tyre ka pësuar ndryshime të mrekullueshme.

Mjaltë me qepë për rritjen e flokëve

Qepa është e pasur në sulfur, një mineral i rëndësishëm për shëndetin e flokëve. Sipas studimeve në fakt qepa është një nga kurat më të mira për daljen e rrënjës së flokut pas rënies. Qepa dhe lëngu i qepës janë përdorur prej shekujsh si një recetë në kushtet e shtëpisë për rritjen e flokëve.

Grini një qepë të kuqe ose të bardhë derisa të bëhen 3 lugë. Përziejeni me 1 lugë mjaltë në një tas të vogël.

Aplikojeni me duar në flokë të lagur dhe fërkoni butësisht skalpin.

Përveç vetive që ka qepa për rritjen e flokut, apo për daljen e flokut të ri, mund të përfitoni edhe nga efektet e mjaltit, i cili ka veti anti-bakteriale, lufton mykun dhe është një antioksidant i shkëlqyer.

Mbajeni në flokë për rreth 40 minuta, shpaljeni flokun me ujë të ngrohtë. Sipas ekspertëve këtë maskë duhet ta përdorni një herë në javë.

Këshilla:

Për një përfitim maksimal për skalpin dhe flokët, këshillohet mjalti i errët, pasi ai përmban më shumë antioksidantë.

Maskë me mustard për rritjen e flokëve

Maska me mustard këshillohet për të gjitha ato femra që duan të kenë flokë të gjatë.

 

2 lugë mustard përziejini me 1 të verdhe veze dhe 2 lugë vaj ulliri.

 

Pasi t'i keni përzier bashkë aplikojeni maskë në flokë dhe rrënjë për 30-45 minuta. Më pas lajini mire flokët me shampo dhe ujë të bollshëm.

Nëse doni të përshpejtoni rritjen e flokëve dhe që për 6 muaj ato të duken më të bukura, më të forta e më të shndritshme aplikojeni maskën me mustard 1 herë në javë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China