Koha e përgatitjes: 5 minuta
Koha e gatimit: 10 minuta
Përbërësit për 2 persona:
2 patate të prera në kubikë
200g brokoli
100g mashurka
2 lugë salcë curry
Kripë, piper, vaj
Përgatitja:
1. Zieni brokolin për rreth 1 minutë, kullojeni dhe lëreni mënjanë.
2. Në një tigan shtoni vajin, dhe pasi të jetë nxehur nisni me fërgimin e patateve. Kur të jenë gati hiqini dhe lërini mënjanë
3. Më pas skuqni mashurkat dhe shtoni brokolin e zier më parë dhe patatet e skuqura dhe fërgojini së bashku për pak minuta;
4. Shtoni salcën curry dhe 2 lugë ujë, lërini të gatuhen derisa të trashet salca, rregulloni shijen me kripë dhe piper.
5. Hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni të ngrohtë