Përbërësit:
2 fileto pule
kripë dhe piper
2 lugë vaj ulliri
1 lakër jeshile të vogël
Gjysmë lakër të kuqe
2 karota
1/4 cup bajame të grira
Për salcën ju duhen:
1/4 gotë me vaj ulliri
3 lugë mjalt
2 lugë uthull orizi
1 lugë xhenxhefil
1 lugë salcë soje
1 thelbi hudhër (të grirë hollë)
1 lugë vaj susami
Kripë dhe piper
Përgatitja
Në një tas të madh shtoni gjoksin e pulës, salcën e sojës dhe uthullën e orizit dhe lërini të marinohen për të paktën 15 minuta. Më pas vendosini filetot e pulës në një pjatë dhe lyejini me kripë e piper nga të dyja anët.
Në një tigan me nxehtësi mesatare nisni skuqjen e filetove nga të dyja anët. Pasi ta keni hequr nga zjarri priteni në rripa.
Në një tas të madh kombinoni lakrën jeshile dhe atë të kuqe (të prerë hollë), karotat, pulën, dhe bajamet.
Përziejini mirë së bashku me salcën. Shërbejeni menjëherë.