PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pulë me hudhra
2014-02-21 16:00:06 CRI Komenti juaj Printoni

Receta kineze pulë me hudhra është një kombinim i veçantë ku përfshihet speci djegës, hudhra dhe mishi i pulës. Është një gatim shumë i thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë për t'u përgatitur.

Përbërësit

680 gramë fileto pule

1 lugë çaji kripë

gjysmë luge piper të zi

2 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle vaj kikiriku

15 thelpinj hudhre

3 lugë verë gatimi

2 lugë salcë soje

300 ml lëng pule

Përgatitja

1. Marinojeni mishin e pulës me kripë dhe piperin e zi. Lyjeni me miell.

2. Nxehni vajin e kikirikut në një tigan. Më pas skuqni mishin e pulës për pak minuta. Uleni pak zjarrin dhe shtoni thelpinjtë e hudhrës; lërini për 5 minuta.

 

3. Uleni zjarrin dhe shtoni verën, salcën e sojës dhe lëngun e pulës. Mbulojini me kapak dhe lërini të gatuhen së bashku për 20 minuta, deri sa të jetë bërë mishi i pulës. Hiqini thelpinjtë e hudhrës përpara se ta servirni në pjatë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China