PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Supë kineze me lëng pule dhe vezë
2014-02-11 14:18:01 CRI Komenti juaj Printoni

Supa me vezë në Kinë është ndër më të preferuarat. Kjo pjatë kërkon vetëm 5 minuta për ta prëgatitur dhe përfundon së gatuari në 10 minuta. Ka shije të mirë dhe është e shëndetshme.

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Për 3-4 persona

Përbërësit:

4 gota (950 ml) lëng pule,

2 vezë të rrahura

1-2 qepë të njoma,

Kripë, salcë soje (sipas dëshirës) apo vaj susami

 

Përgatitja:

Hapi 1

 

Në një tenxhere ngrohni lëngun e pulës.

Hapi 2

 

Hidhini kripë dhe piper, vajin e susamit nëse keni deshirë.

Hapi 3

 

Lëreni supën të gatuhet derisa të vlojë dhe hiqeni nga zjarri.

Hapi 4

Shtojini vezët e rrahura më parë dhe përziejeni vazhdimisht, kini kujdes që veza mos t'ju pritet.

Hapi 5

Në fund hidhini sipër qepë të njomë. Servireni të ngrohtë!

Sugjerime:

Për më shumë larmi dhe ngjyra, supës mund t'i shtoni bizele. Shtoni 1/2 gotë me bizele dhe lëreni derisa të gatuhen. Po ashtu mund t'i shtoni edhe karota gjysmë të gatuara më parë se t'ja shtoni supës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China