PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fileto pule me brokoli dhe fara susami
2014-02-06 21:22:06 CRI Komenti juaj Printoni

Fileto pule me brokoli dhe susam është me të vërtetë një gatim shumë i shijshëm dhe i preferuar nga shumica.

Përbërësit

1 thelbi hudhër (të grirë shumë hollë)

1 të bardhë veze

2 lugë niseshte

2 fileto pule mesatare

Kripë dhe piper

1 lugë vaj

2 qepë të njoma

2 gota brokoli

2 lugë fara susami

2 lugë salcë soje

Përgatitja:

Për salcën kombinoni 2 lugë salcë soje me farat e susamit në një tas.

Më pas shtoni 1/4 filxhan mjalt.

 

Në fund shtoni hudhrën, përzejini të gjitha bashkë dhe lereni salcën mënjanë.

Pritini në kubikë filetot e pulës marinojini me kripë dhe piper.

Në një tas rrihni të bardhën e një veze me 2 lugë niseshte, përzierje kjo që do t'ju duhet për pulën.

Koha për t'i gatuar! Në një tigan nxehni vajin, më pas shtoni pulën dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë të verdhë në kafe.

Fikni zjarrin dhe shtojini salcën e përgatitur më lart, shtojini qepët e njoma të grirë hollë dhe përziejini të gjitha së bashku.

Në fund shtojini brokolin, të gatuar më parë në avull dhe përziejini të gjitha bashkë.

Këtë gatim mund ta servirni në një pjatë të veçantë ose mund ta përdorni sipër orizit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China