PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Patate me speca (yang yù chā chā)
2014-01-24 15:59:50 CRI Komenti juaj Printoni

Pjatë nga veriu i provincës Shaanxi

"Patatet me speca" është një gatim i lehtë, pa kosto, por dhe i shijshëm.

Megjithëse tradicionalisht është cilësuar si një ushqim i veriut të provincës Shaanxi, kjo pjatë përdoret shumë edhe në perëndim të kësaj province si dhe në lindje të provincës Gansu. Në ditët e sotme kjo pjatë preferohet shumë nga vegjetarianët.

Përbërësit:

2 patate

3 speca jeshil

1 spec i kuq

qepë të njomë

pak miell

kripë, vaj, piper

Përgatitja

A. Qëroni dhe pritini patatet si në figurë. Lërini në ujë për rreth 10 minuta për t'i larguar niseshten.

B. Pritni hollë specat jeshil dhe të kuq, po ashtu edhe qepën e njomë dhe lërini mënjanë për t'i përdorur më vonë

Hapi 1

Kullojini patatet nga uji i tepërt. Shtojini miellin dhe përziejini me dorë derisa mielli të mbulojë patatet.

Hapi 2

Gatimi i patateve të lyera me miell do bëhet në avull. Pasi të jetë zierë uji, shtoni patatet dhe lërini në avull për rreth 10 minuta. Nëse akoma nuk janë gati mund t'i lini edhe për 5-10 minuta të tjera. Hiqini nga zjarri.

Hapi 3

Pasi patatet të jenë ftohur, vendosni tiganin me vaj në zjarr dhe pasi vaji të jetë nxehur plotësisht hidhni qepën e njomë të grirë hollë. Më pas shtoni specin e kuq dhe jeshil dhe skuqini së bashku për rreth 30 sekonda. Shtoni kripë sipas dëshirës, përziejini dhe lërini për 30 sekonda të tjera. Shtoni patatet e përgatitura më parë në avull. Në fund, rregulloni shijen me piper apo erëza sipas dëshirës dhe lëreni për rreth 1 minutë. Servireni!

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China