PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gatimi kinez "Xiang gu ji pian"
2014-01-22 17:01:24 CRI Komenti juaj Printoni
Ky është një gatim i shijshëm kinez, por mbi të gjitha shumë i thjeshtë për t'u përgatitur.

Përbërësit

400g gjoks pule

5 kërpudha të thata

1 karotë

2 lugë verë

1 lugë vaj

1/2 lugë niseshte

1 koncentrat pule

1 lugë çaji sheqer

1 tas me bizele

Pak kripë

Hapi 1

Lërini kërpudhat e thata në ujë për 30 minuta

Hapi 2

Futini bizelet në ujë të ngrohtë dhe kullojini.

Hapi 3

Pritni në copa të vogla mishin e pulës dhe vendoseni në një tas. Hidhini kripën, 2 lugë verë, vajin dhe marinojeni për të paktën 20 minuta.

Hapi 4

Prisni karotat në trashësinë rreth 1 cm.

Hapi 5

Prisni kërpudhat dhe lërini mënjanë

Hapi 6

Në një tigan me vaj shtoni pulëm e marinuar dhe lëreni të skuqet për disa minuta. Shtoni koncentratin e pulës. Pasi të jetë gatuar lëreni në një pjatë veçantë.

Hapi 7

Në po të njejtin tigan hidhni karotat dhe kërpudhat dhe skuqini për 2-3 minuta.

Hapi 8

Shtojini karotave dhe kërpudhave bizelet dhe mishin e pulës dhe kavardisini së bashku për disa minuta

Hapi 9

Në një tas veçantë tresni 2 lugë niseshte në ujë dhe hidheni në tigan së bashku me përbërësit e tjerë, lëreni për 1-2 minuta dhe servireni të ngrohtë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China