2020-06-26 16:07:16 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:立法---[lì fǎ]---Legjislacion
Ditët e fundit qarqet e ndryshme në Hong-Kong kanë shprehur mbështetje për legjislacionin e sigurisë kombëtare. Personalitet e qarqeve të ndryshme u shprehën që legjislacioni i sigurisë kombëtare ka treguar që qeveria qendrore do të ruajë në mënyrë të vendosur parimin "Një vend, dy sisteme", duke mbrojtjur dhe respektuar Hong-Kongun. Publikimi dhe zbatimi i shpejtë i legjislacionit përkatës mund të garantojë sigurinë dhe paqen e vazhdueshme në qytetin e Hong-Kongut.
Anëtari i Këshillit Legjislativ të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Liao Zhangjiang u shpreh që këtë vit, të gjithë anëtarët e grupit Pro-sistem në Këshillin Legjislativ kanë nënshkruar dy herë për të përkrahur legjislacionin e sigurisë kombëtare. Ai theksoi që, në vendet e ndryshme të botës, ruajtja e sigurisë kombëtare është një kompetencë e qeverisë qendrore, dhe se ka nevojë shumë urgjente për nxitjen e punës për legjislacionin e sigurisë kombëtare.
"Kjo lidhet jo vetëm me sigurinë e sovranitetin kombëtar dhe tërësinë territoriale të vendit, por është edhe me përfitime me 1.4 miliardë njerëz. Prandaj, legjislacioni i sigurisë kombëtare nuk duhet të vonohet asnjë sekondë," tha Liao Changjiang.
Njësoj si anëtarë të tillë të Këshillit Legjislativ, shumë shoqata dhe qytetarë kanë shprehur mbështetjen e tyre, duke mirëpritur legjislacionin e sigurisë kombëtare. Anëtari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe kryetari i Shoqatës së Qytetarëve me Origjinë nga Zhejiang-u në Hong-Kong, Chen Zhongni, ka drejtuar vullnetarët e shoqatës për të shprehur mbështetjen e tyre për legjislacionin e sigurisë kombëtare.
Chen u shpreh që publikimi i udhëzimeve për "Projektligjin e sigurisë kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut" ka treguar që qeveria qendrore ka vullnet të vendosur për ruajtjen e parimit "Një vend, dy sisteme", duke treguar dashurinë dhe respektin për Hong-Kongun.
"Këtë herë, dispozitat e hollësishme të publikuara tregojnë që qeveria qendrore ka besim dhe respekt të plotë për qytetarët dhe sistemin në Hong-Kong. Ky është respektim i Ligjit Themelor dhe pasqyron vullnetin e vendosur të qeverisë qendrore për parimin 'Një vend, dy sisteme'," thotë Chen Zhongni.
Ndër ata që e përkrahin ligjin e sigurisë kombëtare, ka edhe grupe të të rinjve. Kryetari i Shoqatës së Elitës së Re të Hong-Kongut, Zhuang Jiabin, pret që legjislacioni i sigurisë kombëtare në Hong-Kong të shpallet dhe të zbatohet sa më parë, për të garantuar paqen dhe qëndrueshmërinë në këtë qytet.
(Jiang Lei)