2020-06-26 02:44:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:对话---[duì huà]---Dialog
Me shtimin e mosmarrëveshjeve Kinë-ShBA, liderët e BE-së po përpiqen të mos përfshihen dhe të gjejnë një rrugë të vetën.
Në fakt, jo vetëm Europa, por dhe të gjitha vendet që kanë lidhje me këto dy fuqi të mëdha, përballojnë një gjendje të tillë të vështirë. Po kush është shkaktari i kësaj gjendjeje? Përgjigjja është e qartë: ShBA-ja.
Mosmarrëveshjet tregtare mes Kinës dhe ShBA-së deri diku nuk kanë lidhje me bashkëpunimin Kinë-BE. Megjithëse tre palët kanë lidhje të ngushta, marrëdhëniet Kinë-BE dhe ShBA-BE janë marrëdhënie të pavarura dypalëshe. Për këtë arsye, megjithëse ShBA-ja, duke shfrytëzuar statusin e aleatit tradicional, mund ta kërcënojë BE-në të bëjë një zgjedhje mes Kinës dhe ShBA-së, shpresojmë që BE-ja ende ka mençuri dhe guxim për të ndjekur një rrugë të pavarur dhe aftësi të plotë për të përballuar kërcënime të tilla.
Ndërkohë, duhet vigjilencë për të mos bërë ndonjë gjykim të gabuar të bazuar në informacionet e pjesshme. Pikërisht për shkak të informacionit të njëanshëm, qytetarët e disa vendeve kanë përshtypje negative për rolin e Kinës gjatë epideminë së COVID-19. Nëse politikat mbi Kinën do të hartoheshin në bazë të këtyre informacioneve, ka shumë mundësi që kjo të sjellë futjen në një rrugë të gabuar.
Në të vërtetë, pavarësisht nga gjendja dhe nga rruga që zgjidhet, synimi përfundimtar është krijimi i të mirave për qytetarët dhe paqja në botë. Tani, mënyra e vetme për shtimin e mirëqenies së popullit kinez dhe popujve evropianë është forcimi i dialogut dhe bashkëpunimit. Liderët e dy palëve e kanë këtë të qartë dhe vullnetin e mirë për ta realizuar.
Megjithëse epidemia ka shkaktuar pengesa për bashkëpunimin Kinë-BE, komunikimi e lidhjet me Kinës e BE-së në nivele të ndryshme po vazhdojnë nëpërmjet videokonferencave. Krahas kësaj, edhe marrëveshja për investimet e tregtinë Kinë-BE, bisedimet për të cilën kanë zgjatur për 7 vjet, pritet të nënshkruhet brenda këtij viti. Në atë kohë, populli kinez dhe popujt evropianë do të gëzojnë më tej përfitimet e sjella nga lehtësimet tregtare.
Nëse BE-ja zgjedh rrugën e vet, ajo patjetër do të jetë një "rrugë e ndritur" që favorizon popujt dhe ka dialogun e bashkëpunimin si thelb.