2020-06-22 18:03:34 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:中亚---[zhōng yà]---Azi qendrore
Të dielën, gazeta ruse "Russkaja Gazeta" publikoi në uebsajtin e vet artikullin "Projektligji i ShBA-së për Xinjiang-un synon të krijojë trazira në Xinjiang dhe Azinë Qendrore". Ky artikull është shkruar nga asistentstudiuesi pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Gao Hanxun.
Në artikull kritikohen fuqimisht orvatjet dashakeqëse të projektligjit të ShBA-së lidhur me Xinjiang-un. Ky projektligj është miratuar tashmë dhe përmbajtja e tij është plot me fjalë të pabaza. Në fakt, qëllimi i tij është që të ndërhyjë brutalisht në punët e brendshme të Kinës, duke qenë një përbaltje keqdashëse ndaj stabilitetit dhe harmonisë në Xinjiang.
Vlen të përmendet që në këtë projektligj janë përmendur pakicat kombëtare që jetojnë në Kinë dhe vendet fqinje, si kazake dhe kirgize. Qëllimi është që të provokohen marrëdhëniet mes Kinës dhe këtyre vendeve.
"Tre forcat" (ekstremizmi fetar, separatizmi etnik dhe terrorizmi ndërkombëtar) janë armiku i përbashkët i njerëzimit. Kina lufton me veprime konkrete kundër tyre. Nga njëra anë, Kina i vendos interesat bazë të kombësive të ndryshme të Xinjiang-ut në vend të parë, duke luftuar ashpër krimet e dhunshme terroriste. Nga ana tjetër, Kina dhe vendet e Azisë Qendrore, në kornizën e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe nën drejtimin e "Frymës së Shangait", kanë zhvilluar bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Kjo ka penguar kthimin e "3 forcave" nga Lindja e Mesme në Azinë Qendrore, Afganistan dhe rajonet përreth, duke shkatërruar orvatjen e Shtetit Islamik për krijimin e një të ashtuquajtur province në Azinë Qendrore.
Edhe vendet e Azisë Qendrore kanë qëndrim negativ për projektligjin e ShBA-së. Më 12 korrik 2019, ambasadorët e shumë vendeve myslimane në Gjenevë, si Taxhikistani dhe Turkmenistani, i shkruan një letër kryetarit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, duke vlerësuar pozitivisht arritjet e Kinës lidhur me të drejtat e njeriut në Xinjiang, si edhe në drejtim të antiterrorizmit dhe çradikalizimit. Uzbekistani, që po merr pjesë aktivisht në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, e ka vlerësuar shumë herë administrimin e Kinës në Xinjiang, duke mbështetur një sërë masash për çrrënjosjen e ekstremizmit në këtë rajon autonom. Me kërkesën e publikut, Kirgizistani në vitet 2018-2019 ka bërë studime dhe hetime nga afër mbi "humbjen" e kirgizëve në Kinë, çka tregoi se nuk ka pasur raste të tilla.
Projektligji i SHBA-së mbi Xinjiang-un është një pjesë e rëndësishme e strategjisë globale të ShBA-së. Në shkurt 2020, Uashingtoni publikoi strategjinë e Azisë Qendrore dhe në mars nënshkroi marrëveshjen e paqes me talibanët. Këto kanë treguar që ShBA-ja është e pafuqishme. Krahas kësaj, SHBA-ja shfrytëzon ligjet dhe konventat ndërkombëtare, si "Konventa e statusit të personave pa shtetësi", duke i detyruar vendet e Azisë Qendrore të pranojnë refugjatët nga Afganistani dhe Lindja e Mesme që mund të jenë të afërm të terroristëve. Ndërsa projektligji mbi Xinjiang-un është një përpjekje e ShBA-së përbaltjen e Kinës dhe qëllimi i tij është që shkaktimi i trazirave në Xinjiang dhe në mbarë Azinë Qendrore.