Xi: Duhet të sigurojmë sivjet ndërtimin e gjithanshëm të shoqërisë relativisht të begatë dhe zhdukjen e varfërisë

2020-06-11 15:58:47 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:考察---[kǎo chá]---Inspektim

Presidenti i Kinës Xi Jinping inspektoi ditët e fundit Rajonin Autonom Ningxia-Hui të Kinës Veriperëndimore. Ai theksoi gjatë inspektimit se duhet të kapërcehen ndikimet negative të epidemisë së COVID-19 dhe të vihen në plan të parë stabilizimi i punësimit e garantimi i jetesës së popullit, që të sigurohet ndërtimi i gjithanshëm i shoqërisë relativisht të begatë dhe zhdukja e varfërisë këtë vit. Gjithashtu, duhet të vazhdojnë përpjekjet që rajoni Ningxia të ketë një ekonomi të lulëzuar, unitet mes kombësive, mjedis të bukur dhe jetë të begatë.

Nga 8 deri më 10 qershor, Xi shkoi me radhë në qytetet Wuzhong, Yinchuan etj. dhe vizitoi fshatra, lagje banimi, veprën e parandalimit të përmbytjeve, parkun agroindustrial etj., duke inspektuar punën për bashkërendimin e kontrollit të epidemisë me zhvillimin ekonomik e shoqëror, për konsolidimin e rezultateve të zhdukjes së varfërisë, për forcimin e mbrojtjes së mjedisit dhe për nxitjen e unitetit të pakicave kombëtare.

Në qytetin Wuzhong, duke ecur në bregun e Lumit të Verdhë, Xi Jinping-u bëri një inspektim mbi sistemimin e mjedisit ekologjik të lumit. Ai vuri në dukje se Lumi i Verdhë është lumi nënë i kombit kinez. Si një rajon që ndodhet në rrjedhën e sipërme të lumit, Ningxia duhet të mbajë përgjegjësi nga gjendjen e përgjithshme të lumit dhe ta çmojë atë, të këmbëngulë në sistemimin kompleks dhe të përmirësojë mjedisin ekologjik.

Në lagjen "Kopshti i Artë" në qytetin Wuzhong, me mbi 13 mijë banorë të përhershëm, jetojnë në harmoni pjesëtarët e kombësive hane, hui, mançure, mongole e tibetiane. Kjo lagje u nderua me titullin "Kolektiv shembullor kombëtar për unitetin e kombësive". Gjatë inspektimit, Xi u tha banorëve: "Kombi kinez është një komb i madh me shumë kombësi. Në ndërtimin e gjithanshëm të shoqërisë relativisht të begatë, nuk mund të mungojë asnjë kombësi. Kjo mishëron traditën e mirë të kombit kinez dhe gjithashtu epërsinë e dukshme të sistemit socialist me karakteristika kineze."

Xi Jinping-u tregoi vëmendje të madhe edhe për mbrojtjen e mjedisit ekologjik të malit Helan. Gjatë inspektimit në një plantacion rrushi në qytetin Yinchuan, ai vuri në dukje se mali Helan, si vija e kufirit të rajonit të musoneve me rajonet e tjera, garanton sigurinë ekologjike të krahinave veriperëndimore e veriore të Kinës, prandaj duhet të bëhet me vendosmëri mbrojtja ekologjike e këtij mali. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore