Ekspertët ligjorë kundërshtojnë akuzat e pamenduara të ShBA-së ndaj Kinës

2020-06-03 19:29:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:正义---[zhèng yì]---Drejtësi

Kur tërë bota po i përkushtohet betejës kundër pandemisë së COVID-19, disa vende po i kushtojnë forca përbaltjes së Kinës. Këto veprime, që përpiqen të politizojnë virusin dhe të stigmatizojnë Kinën, kanë tërhequr vëmendje të gjerë botërore. Pas dështimit të përballjes me epideminë, disa politikanë amerikanë kanë ngritur pa ndërprerë akuza të pabaza, madje i kanë kërkuar Kinën të mbajë përgjegjësinë për shpërthimin e pandemisë. Lidhur me këtë, disa ekspertë të ligjit ndërkombëtar vunë në dukje se Kina mund t'i përballojë këto akuza të pamenduara me gjakftohtësi dhe forcën e arsyes, duke mbrojtur drejtësinë dhe rendin ligjor ndërkombëtar.

Anëtari i Komisionit të Ligjit Ndërkombëtar të OKB-së Huang Huikang u shpreh se kërkimi i "kompensimeve nga Kina" për pandeminë është një skenar i disa politikanëve amerikanë për të shfajësuar veten dhe është një gjë plotësisht e padrejtë.

"Që nga Reforma dhe Hapja ndaj botës së jashtme, kemi përvetësuar përvoja të pasura për të trajtuar akuzat e rreme e të pamenduara. Këto veprime të palës amerikane, pavarësisht sa të ashpra janë, duhet t'i përballojmë me guxim dhe vetëbesim", tha z. Huang.

Ai theksoi njëkohësisht rëndësinë e përdorimit të ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur pa lëkundje sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës, duke ruajtur drejtësinë dhe rendin ligjor ndërkombëtar.

Ndërsa profesori i së drejtës në Universitetin e Shkencave Politike dhe të Drejtësisë, Huo Zhengxin, vuri në dukje se Kina është vendi i parë i madh në botë që ka vënë nën kontroll epideminë dhe akuzat e pamenduara kundër Kinës nuk mund të përfaqësojnë opinionin kryesor të bashkësisë ndërkombëtare. Sipas tij, para përbaltjes, Kina nuk duhet të qëndrojë e heshtur, por duhet të ngrejë zërin e arsyes.

"Jam i mendimit se duhet të shpëtojmë jetë brenda mundësive që kemi së bashku me organizatat ndërkombëtare, si OBSh-ja, OKB-ja etj., dhe shumicën e vendeve të tjera. Gjatë këtij procesi, duhet t'i sqarojmë bashkësisë ndërkombëtare përpjekjet, sakrificat dhe kontributin e Kinës në betejën kundër virusit. Nga ana tjetër, nuk ka nevojë të reagojmë ndaj çdo akuze të tillë të pamenduar, sepse atyre u mungon mbështetja bazë faktike dhe ligjore. Por duhet t'u shtjellojmë qëndrimet tona qarqeve politike dhe disa organizatave në ShBA, në mënyrë që tërë bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë popullin amerikan, ta kuptojë thelbin e këtyre akuzave", tha z. Huo.

Mrekulli
Lajmet Kryesore