Kinë, forcohet koncepti i sigurisë së gjithanshme

2020-04-13 20:06:26 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:安全---[ān quán]---Siguri

15 prilli i sivjetshëm është Dita e 5-të e Sigurisë Kombëtare e Kinës. Vendosja e kësaj dite pasqyron rëndësinë që Kina u kushton aspekteve të ndryshme të sigurisë, për mbrojtjen e interesave të shtetasve të saj.

Më 15 prill të vitit 2014, u paraqit për herën e parë koncepti i sigurisë së gjithanshme në mbledhjen e parë të Komisionit Qendror të Sigurisë. Sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping propozoi ndërtimin e sistemit kombëtar të sigurisë politike, kombëtare, ushtarake, ekonomike, kulturore, shoqërore, teknologjike, ekologjike, bërthamore, të informacionit dhe të burimeve natyrore. Tre vjet më vonë, kjo ide u miratua në Kongresin e 19-të Kombëtar të PKK-së dhe u përfshi në programin e Partisë si një ndër strategjitë përbërëse të ndërtimit të socializmit me karakteristika kineze.

Duke shtjelluar parimin e krijimit të këtij sistemi, Xi thekoi se "puna e sigurisë kombëtare synon në thelb mbrojtjen e interesave të popullit" dhe "duhet të këmbëngulim që puna e sigurisë kombëtare t'i shërbejë së mirës së popullit dhe të mbështetet te populli, për të ofruar garanci të fortë për jetën e lumtur të banorëve".

Gjatë përballjes së epidemisë së koronavirusit, Xi Jinping propozoi që siguria biologjike të përfshihet në sistemin e sigurisë kombëtare. "Duhet të planifikojmë sistematikisht masat për parandalimin dhe kontrollin e rreziqeve të sigurisë biologjike, duke ngritur aftësinë kombëtare në këtë drejtim", tha presidenti kinez.

Si një vend që po shton peshën e vet në arenën ndërkombëtare, qëndrimi i Kinës në trajtimin e marrëdhënieve me botën e jashtme ka tërhequr vëmendje të madhe. Përballë rikthimit të mendësisë së Luftës së Ftohtë dhe populizmit, Xi Jinping-u ka shtjelluar shumë herë në takime ndërkombëtare konceptin e Kinës për sigurinë.

Në janarin e vitit 2017, ai u shpreh në fjalimin e mbajtur në selinë e OKB-së në Gjenevë:

"Duhet të ngulim këmbë në realizimin e një bote të sigurt në përgjithësi, në bazë të ndërtimit e ndarjes së përbashkët së rezultateve. Në botën e sotme asnjë vend nuk që mund të garantojë sigurinë e vet në mënyrë të izoluar dhe siguria e tij nuk duhet të ndërtohet mbi turbullirat në vende të tjera, sepse kërcënimet që gjenden përpara vendeve të tjera mund të shndërrohen në sfida për vetë atë vend. Kur fqinji has probleme, nuk mund të rrimë duarkryq, por duhet ta ndihmojmë. Një shigjetë e vetme këputet lehtë, por një grumbull shigjetash mezi thyhen. Palët e ndryshme duhet të krijojnë një koncept sigurie të përbashkët, gjithëpërfshirëse e në bashkëpunim".

Nga rruga e zhvillimit paqësor, koncepti i qeverisjes globale me konsultim, ndërtim dhe ndarje të përbashkët, deri në nxitjen e përballjes globale me ndryshimin klimatik dhe ndihmën për zbutjen e varfërisë në botë, Kina po ofron mençurinë dhe forcat e saj për ndërtimin e një bote të sigurt në përgjithësi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore