Eksperti francez: Bashkëpunimi është e vetmja rrugë kundër COVID-19

2020-04-09 02:01:54 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:合作---[hé zuò]---Bashkëpunim


Profesori David Gosset është themeluesi i Forumit Europë-Kinë dhe një ekspert i njohur francez për Kinën. Kur epidemia shpërtheu në Kinë, z. Gosset ndodhej aty me shërbim. Për arsye sigurie, ai zgjodhi të qëndronte në Shangai, ku gjendet edhe tani. Si dëshmitar i tërë procesit të përballjes së Kinës me epideminë, në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës, ai u shpreh se aftësia e mobilizimit të qeverisë dhe bashkimi i popullit kinez i kanë bërë përshtypje të thellë.

"Sidomos pas krahasimeve me situatën në vende dhe rajone të tjera të botës, aftësia e Kinës për zbatimin e masave të rrepta të izolimit më ka lënë mbresa të mëdha. Njerëzit kanë parë me qartësi aftësinë unike të mobilizimit të Kinës për zgjidhjen e krizës. Edhe solidariteti i popullit është shumë mbresëlënës, sepse po flasim për 1.4 miliardë veta, jo për 50 a 100 milionë. Duhet të them se një Kinë e tillë është bërë një Mur i Madh para epidemisë", tha z. Gosset.

Ndërsa Kina ka marrë masa të rrepta për ta kontrolluar virusin brenda vendit, që nga fundi i shkurtit, epidemia filloi të përhapej në vende e rajone të tjera të botës, sidomos në Europë dhe ShBA. Për të plotësuar kërkesat e mëdha për materiale mjekësore si maska, respiratorë etj., Kina si prodhuesja më e madhe e maskave dhe një ndër eksportueset kryesore të materialeve mjekësore, ka shpejtuar prodhimin, duke dërguar ndihma materiale dhe personel në vendet e prekura rëndë.

Mirëpo, këto veprime janë interpretuar nga disa politikanë perëndimorë si "diplomaci e maskave", duke thënë se "prapa këtyre veprimeve qëndrojnë konsideratat gjeopolitike të Kinës". Lidhur me këtë, David Gosset shprehu kundërshtim:

"Është absolutisht e gabuar dhe e turpshme të kihet dyshim te veprimet e Kinës. Kam marrë pjesë në disa dhurime të materialeve mjekësore këtu dhe këto janë veprime bujare. Në fazën fillestare, disa vende e ndihmuan Kinën dhe tani Kina po ua shpërblen. Nuk ka 'diplomaci të maskave'".

Sipas ekspertit francez, thënia se "Kina ka fshehur dhe ka vonuar publikimin e informacioneve, gjë që shkaktoi përhapjen e koronavirusit në vende të tjera", është pa bazë dhe përbën një shpifje.

"Këto fjalë shpërfillin faktet. Në fillim, meqë është një virus i ri, situata ishte e paqartë. Por Kina veproi shpejt. Në janar njoftoi OBSh-në dhe liderët e vendeve kryesore, duke ndarë në mënyrë transparente informacionet që zotëronte. Pas kësaj, nga 23 janari, bota ka parë si është përpjekur Kina për ta kontrolluar epideminë. Për shkak të punës së palës kineze, vendet e rajonet e tjera të botës kanë fituar kohë për të hartuar masa përballuese. Por problemi është nëse këto vende e kanë shfrytëzuar mirë këtë kohë?", tha z. Gosset në intervistën për Grupin Mediatik të Kinës.

Në fund të intervistës, ai theksoi se COVID-19 është krizë e përbashkët e mbarë botës: "Nëse duam ta fitojmë këtë betejë, bashkëpunimi është e vetmja rrugë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore