CMG-ja: Çfarë tregon shkarkimi nga posti i kapitenit Brett Crozier?

2020-04-06 18:39:14 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:舰长---[jiàn zhǎng]---Kapiten

Kapiteni i aeroplanmbajtëses amerikane "USS Theodore Roosevelt", Brett Crozier, u lirua ditët e fundit nga detyra, për shkak që u shkroi një letër drejtuesve të Marinës Amerikane, për t'u kërkuar të marrin masa për të mbrojtur shëndetin e marinarëve në anije.

Sipas një videoje të përhapur gjerësisht në internet, kur Crozier ishte duke zbritur nga anija, në kuvertë pas tij kishte shumë anëtarë të ekuipazhit që e përcollën me duartrokitje dhe brohoritën emrin e tij.

Sipas njoftimeve të 31 marsit të gazetës "San Francisco Chronicle", Brett Crozier-i shkroi një letër me 4 faqe, në të cilën thuhet se epidemia e koronavirusit të ri po përkeqësohej në anije: shumë njerëz në një hapësirë të vogël, marinarët përdornin së bashku dhomat, tualetet, kompjuterat etj. Me gjithë dezinfektimin dhe pastrimin e shpeshtë dhe izolimin brenda mundësive të tyre, s'mund të shmangej përhapja e virusit. Kapiteni u kërkonte niveleve të larta të Marinës Amerikane të lejonin të gjithë anëtarët e ekuipazhit të anijes të zbrisnin dhe të merrnin masat e izolimit.

Sipas konceptit amerikan të vlerave, ky kapiten duhet të quhet hero. Mirëpo, në realitet, ai u detyrua të largohet nga posti, gjë që shkaktoi debate të ashpra në ShBA.

Në një koment të tij të publikuar të dielën, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) vë në dukje se vendimi i autoriteteve ushtarake amerikane u mor për tre qëllimet e mëposhtme.

Së pari, ky është një dënim për "nxjerrjen e sekretit". Letra e kërkimit të ndihmës që u publikua në media ekspozoi krizën në aeroplanmbajtëse dhe paaftësinë e Marinës Amerikane në përballimin e epidemisë. Shkarkimi i kapitenit bëhet për të mbrojtur auroritetet drejtuese të Marinës.

Së dyti, përballë përhapjes masive të virusit në anije, Marina Amerikane duhet të gjejë një "kokë turku". Gjatë takimit me median për shpalljen e vendimit të shkarkimit, i ngarkuari me detyrën e sekretarit të Marinës Thomas Modly tha se kapiteni Crozier "alarmoi në mënyrë të panevojshme marinarët dhe familjarët e tyre, dhe nuk planifikoi ta zgjidhte problem". Kështu që Crozier-i duhet të jetë përgjegjës për krizën e epidemisë në anije.

Së treti, autoritetet ushtarake amerikane mendojnë se nxjerrja e sekretit mund të dobësojë aftësitë kërcënuese strategjike në Paqësorin Perëndimor dhe aftësinë luftarake, kështu që duhet të përdoret dënimi për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

Mrekulli
Lajmet Kryesore