Dashamirësia nuk duhet njollosur me përllogaritjet politike

2020-04-01 17:41:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:善意---[shàn yì]---Dashamirësi

Një pjesë e perëndimorëve e kanë "përllogaritur" Kinën politikisht për një kohë të gjatë. Kohët e fundit, kur materialet e ndihmës mjekësore nga Kina janë transportuar pandërprerë për në vendet e tjera, ata spekulojnë edhe me të ashtuquajturën temë të "ndikimit që ushtron Kina ndaj vendeve të tjera nëpërmjet ndihmave kundër epidemisë".

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying bëri pyetjen: "Mos vallë këta perëndimorë shpresojnë që Kina të mbetet moskokëçarëse në këtë moment?" Ashtu si kolegët e saj, Hua Chunying deklaroi përsëri qëndrimin që kombi kinez është një komb që e kupton mirënjohjen dhe shpërblimin.

Në një koment, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) shprehet se Kina nuk i ka harruar kurrë ndihmën dhe përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar në gjendjen e saj më të vështirë kundër epidemisë, për të cilat mediat kineze kanë njoftuar shumë, duke mos i shpjeguar nga këndvështrimi politik.

Aktualisht, epidemia e koronavirusit është përhapur në shumë vende të botës. Ashtu siç u deklarua në samitin e posaçëm të G20-s, "për përballimin e pandemisë kemi më shumë nevojë se kurdoherë për veprim unik global, solidaritet dhe bashkëpunim ndërkombëtar."

Në këtë moment kyç, Kina jep ndihmë brenda mundësive për bashkësinë ndërkombëtare. Edhe ndërmarrjet kineze prodhojnë materiale mjekësore ditë e natë, që të kontribuojnë për luftën kundër epidemisë në vendet e tjera. Gazeta kanadeze "Globe and Mail" ankohet se Kina po prodhon produke mjekësore për mbarë botën me shpejtësi rekord. Kjo mishëron përgjegjësinë e një vendi të madh, si dhe dashamirësinë e popullit kinez.

Përpjekjet e sinqerta të Kinës kanë fituar respektin e bashkësisë ndërkombëtare. Presidenti çek Milosh Zeman e ka vlerësuar Kinën si "i vetmi vend që i ka ofruar Çekisë ndihmë me materiale mjekësore." Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e falënderoi Kinën për përkrahjen ndaj BE-së në luftën kundër pneumonisë së koronavirusit të ri. Spanjollët nisën në rrjetet sociale veprimtaritë "Falënderime Kinës" dhe "Duartrokitje për Kinën".

Por një pjesë e politikanëve dhe e mediave perëndimore, duke u nisur nga zakoni i kundërshtimit të Kinës, i "etiketojnë" ndihmat humanitare mjekësore nga Kina, duke e keqinterpretuar me qëllim dashamirësinë e ndihmave kineze dhe duke nxitur kundërvënien midis Kinës dhe vendeve përkatëse.

Objektivisht, emergjenca epidemike në një pjesë vendesh perëndimore ka lidhje pikërisht me paragjykimet kolektive të këtyre politikanëve e mediave të pamoralshme, komentoi CMG-ja. Para dy muajve, ata u tallën me masat parandaluese e kontrolluese për epideminë që treguan efektivitet në Kinë. Ndërsa tani, ndihmat mjekësore dashamirëse të Kinës etikohen gabimisht nga ata. Ata duket sikur nuk shikojnë fare gjendjen urgjente në vend dhe janë të pandërgjegjshëm për ndihmat e çmuara nga Kina. Përbaltja e Kinës nga ata ka qëllim vetëm interesin politik personal.

Meriton të vërehet se edhe "cilësia" e materialeve ndihmëse nga Kina është bërë temë politike në njoftimet e një pjese të mediave perëndimore. Lidhur me këtë, ambasadat e Kinës në vendet përkatëse kanë reaguar menjëherë, duke e sqaruar publikun.

Për shembull, Sllovakia paraqiti dyshim për besueshmërinë e reagentëve të testimit të shpejtë të blerë nga Kina. Ambasada kineze në Sllovaki u konsultua menjëherë me prodhuesin kinez. Gjykimi fillestar ishte se stafi mjekësor sllovak kishte përdorur gabimisht metodën konvencionale të testimit të acidit nukleik në reagentët e testimit të antigjentit dhe si pasojë, rezultati dilte i pasaktë. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovakisë deklaroi se e falënderon palën kineze për ndihmën në gjendjen e vështirë dhe vlerëson përpjekjet e palës kineze për eksportimin e materialeve mjekësore. Pala sllovake dëshiron të vazhdojë të mësojë nga përvoja e Kinës në luftën kundër epidemisë.

Në fakt, qëllimi i ndihmës së Kinës ndaj vendeve të tjera për përballimin e epidemisë është shumë i thjeshtë, që të shpëtojë sa më shumë jetë, dhe nuk ka menduar në asnjë mënyrë të ashtuquajturën "diplomaci e maskës" apo "gjeopolitikën".

Epidemia e befasishme vërteton edhe një herë se njerëzimi është një bashkësi e fateve të përbashkëta. Përballë pandemisë, asnjë vend nuk mund të qëndrojë i vetëm. Ndihma ndaj të tjerëve është në fakt ndihmë ndaj vetvetes, komenton CMG-ja.

Mrekulli
Lajmet Kryesore