Përvoja e një fshati malor kinez për zhvillimin e gjelbër

2020-03-31 17:50:21 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:山村---[shān cūn]---Fshat malor


Presidenti i Kinës Xi Jinping vazhdoi të hënën inspektimin e tij në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, duke vizituar fshatin Yucun. Ai bisedoi me banorët, të cilën e njohën me ndryshimet kolosale të këtij fshati pas zbatimit të konceptit të ri të zhvillimit.

Kjo nuk është hera e parë që Xi shkon në këtë fshat malor. Para 15 vjetëve, më 15 gusht 2015, pikërisht në Yucun, Xi paraqiti konceptin e ri të zhvillimit "ujërat e kthjellta dhe malet e gjelbra janë male të arta e të argjendta". Qysh nga atëherë, fshati Yucun filloi të ndjekë rrugën e zhvillimit të gjelbër.

"Duhet të mos zhytemi në modelin e vjetër të zhvillimit. Sapo thatë që morët vendim të ndalonit një pjesë të minierave dhe fabrikave të çimentos. Kjo është largpamëse. Në të kaluarën propozuam konceptin e ujërave të kthjellëta dhe maleve të gjelbra, por edhe të maleve të arta e të argjendta. Në fakt, ujërat e kthjellëta e malet e gjelbra janë pikërisht malet e arta e të argjendta."

Me ndryshimin nga "ekonomia e gurit" në "ekonominë ekologjike", Yucun-i ka bërë përpjekje për zhvillimin e turizmit me dëfrimin ekologjik, duke hapur shumë bujtina familjare dhe duke organizuar drifting. Me përpjekjet mbi dhjetëvjeçare, fshati Yucun është shndërruar nga një fshat i ndotur në një zonë turistike me klasifikimin kombëtar "4A". Në vitin 2019, mbarë fshati realizoi të ardhura prej 279.6 milionë juanësh dhe të ardhurat vjetore për frymë në këtë fshat iu afruan 50 mijë juanëve. Ndërkohë, të ardhurat e ekonomisë kolektive të fshatit arritën në 5.21 milionë juanë. Yucun-i shërben tani si shembull i njohur i ndërtimit të fshatit relativisht të begatë.

Para 15 vjetëve, fshati Yucun vërtetoi lindjen e konceptit "ujërat e kthjellta dhe malet e gjelbra janë male të arta e të argjendta", ndërsa sot, me praktikat e zhvillimit, ai është bërë modeli tipik për këtë koncept.

Mrekulli
Lajmet Kryesore