Kinë, inteligjenca artificiale ndihmon në përballimin e përhapjes së koronavirusit

2020-02-12 15:16:57 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:技术---[jì shù]---teknologji

Ditët e fundit, shumë ndërmarrje kineze po japin ndihmesë në përballimin e përhapjes së koronavirusit me teknologjinë e Inteligjencës Artificiale (AI).

Shoqata e Shkencës dhe e Teknologjisë e Kinës bëri thirrje ditët e fundit për përdorimin e teknologjisë së re dhe të lartë, si 5G, AI etj., për analizat e të dhënave, konsultimet në internet etj.

Në zonën e izolimit të Qendrës Mjekësore të Fëmijëve të Shangait, robotët "Xiaobai" po punojnë si ndihmësmjekë. Sipas drejtorit të Departamentit të Sëmundjeve Respiratore, Yin Yong, "Xiaobai" është robot me përvojë të pasur. Gjatë përballimit të epidemisë, shumë mjekë mund të vizitojnë mbi 20 raste të dyshuara në ditë. Me ndihmën e robotëve, mund të ngrihet shpejtësia dhe efektshmëria e konsultimeve, si edhe të ulet rrezikshmëria e përhapjes së virusit brenda spitalit.

"Me ndihmën e robotëve, mjekët në dhoma të ndryshme mund të zhvillojnë diskutime në internet për mjekimin e pacientëve të prekur rëndë. Kurse për ata që janë me simptoma të lehta, ekspertët nuk kanë nevojë të shkojnë në zonën e izolimit, por nëpërmjet videotelefonatave, mund të komunikojnë në internet me mjekët dhe pacientët, duke ndjekur edhe procesin e zhvillimit të sëmundjes", tha z. Yin.

Pas hyrjes së punës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në fazën kyçe, autoritetet e krahinave të ndryshme po përballojnë presione të mëdha në regjistrimin dhe kontrollin e informacioneve të banorëve. Lidhur me këtë, gjiganti i internetit "Tencent" ka hedhur në funksionim një platformë elektronike të inteligjencës artificiale, që mund të ofrojë shërbime në krijimin e rrjetit të mënyrave të kontakteve dhe përgjigjen e pyetjeve lidhur me epideminë. Kështu që, nga një anë, do të ngrihet efektshmëria e mbledhjes dhe trajtimit të informacioneve dhe, nga ana tjetër, publiku mund të gjejë lehtë përgjigjet e pyetjeve të zakonshme për përballimin e epidemisë.

Z. Ni Jie, menaxher i lartë i qendrës së produkteve të inteligjencës artificiale të "Tencent"-it, thekson: "Mënyra e vjetër e vizitave nëpër shtëpi harxhon shumë kohë dhe energji, duke shtuar edhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit. Kështu që ne kemi prodhuar një robot që mund të regjistrojë shpejt informacionet zanore, nëpërmjet të cilit, përdoruesit mund të telefonojnë drejtpërdrejt sektorët përkatës shëndetësorë dhe administrativë. Sipas përllogaritjeve fillestare që kemi bërë, po të funksionojnë 100 linja në të njëjtën kohë, mund të kryejmë detyrën e 20 punonjësve në një ditë. Kështu që mund të kursejmë shumë kohë dhe energji".

Më 10 shkurt, ditën e parë të rifillimit të punës, autoritetet e Parkut Teknologjik "Zhonguancun" në Pekin kanë vënë në funksionimin platformën e regjistrimit të informacioneve për punonjësit që kthehen në punë. Nëpërmjet plotësimit të informacioneve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës, kjo masë mund të zhdukë rrezikshmërinë e përhapjes së virusit nga mënyra e mëparshme e regjistrimit ballë për ballë.

  

Mrekulli
Lajmet Kryesore