Kinë, platformat e shitjeve në internet japin kontribut në luftën kundër epidemisë

2020-02-06 16:25:34 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:责任--[zé rèn]--përgjegjësi

Gjatë luftës në mbarë Kinën kundër epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, shumë kompani të shitjeve në internet po luajnë një rol të veçantë në transportimin dhe shpërndarjen e materialeve mjekësore dhe të mallrave të konsumit të përditshëm, duke përmbushur përgjegjësinë e tyre shoqërore.

Pas shpërthimit të epidemisë, Fang Chao, kryemenaxheri i degës "Zhongjiacun" të "Carrefour"-it në qytetin Wuhan, vjen para orës 9 në supermarket për të zgjidhur probleme në funksionim. "Carrefour"-i është përfshirë në linjën e logjistikës të "Suning"-ut, një platformë e shitjeve në internet, për transportimin e produkteve.

Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës, z. Fang tha se, megjithëse perimet, frutat e freskëta dhe lëngjet e dezinfektimit munguan një herë më parë, tani supermarketi i tij ka rezervë të mjaftueshme të tyre:

"Në ditën e katërt të Vitit të Ri u garantua furnizimi ynë normal me perime. Atëkohë, maskat dhe lëngjet e dezinfektimit na mungonin shumë. Por, me ndihmën e zinxhirit logjistik të furnizimit, kemi gjetur produkte të shumëllojshme alternative, duke pasur tashmë një rezervë të plotë."

Siç mësohet, "Carrefour"-i, në bashkëpunim me "Suning"-un, kanë garantuar furnizimin e të gjitha produkteve dezinfektuese, si lëngjet e larjes së duarve, pajisjet dezinfektuese, pastruesit e ajrit etj., duke mbajtur të njëjtin nivel çmimi si përpara shpërthimit të epidemisë. Gjatë pushimit njëjavor të Festës së Pranverës, "Suning"-u ka shpërndarë 5000 tonë perime, 560 tonë mish derri, 2200 tonë fruta dhe 400 tonë vezë.

Jo vetëm "Suning"-u, por edhe "Jingdong"-u me 250 mijë partnerë dhe platformën e vet të shitjes në internet po merr masa përballuese, duke u përpjekur të zbatojë edhe ai përgjegjësinë e vet në gjendjen e epidemisë.

Në paraditen e vigjiljes së Vitit të Ri, 24 janar, "Jingdong"-u deklaroi dhurimin e 1 milion maskave mjekësore dhe 60 mijë materialeve përkatëse për personelin mjekësor në Wuhan. Në orën 15 të asaj dite, kontingjenti i parë i maskave mbërriti në duart e mjekëve dhe infermierëve vendorë.

Gjiganti tjetër i tregtisë në internet, "Alibaba", po vepron edhe ai aktivisht për të përmbushur përgjegjësinë e vet. Deri në orën 4 të pasdites së 3 shkurtit, punonjësit e kompanisë transportuan materiale të importuara nga vende të tjera dhe mallra të dhuruara nga shoqëria në 18 spitale në provincat Hubei, Zhejiang dhe Anhui. Dhjetë prej këtyre spitaleve ndodhen në Wuhan.

Zv.ministri kinez i Tregtisë Wang Bingnan u shpreh ditët e fundit se, pas shpërthimit të epidemisë, ministria e tij ka mobilizuar 11 kompanitë më të mëdha të shitjes në internet për të garantuar furnizimin dhe shpërndarjen e produkteve në treg. Gjatë trajtimit të epidemisë, kompanitë e shitjes në internet po i kushtojnë vëmendje më të lartë edhe garantimit të cilësisë së produkteve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore