Presidenti Xi Jinping, vizitë inspektimi në Yunnan të Kinës jugperëndimore

2020-01-20 17:29:29 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:考察---[kǎo chá]---Inspektim

Viti 2020 është vit i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie relativisht të begatë dhe uljen e varfërisë. Pasditen e 19 janarit, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping bëri vizitën e parë të inspektimit për këtë vit në një fshat të pakicës kombëtare pranë qytetit Tengchong të provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore, fshatarët e të cilit gëzojnë një jetë më të mirë.

Fshati i kombësisë Wa, "Simola" është një fshat me histori mbi 500-vjeçare. "Simola" në gjuhën e kombësisë Wa simbolizon "rajonin e lumtur". Vitet e fundit, lumturia e fshatarëve të këtij fshati u ngrit në mënyrë të pandërprerë. Ata jo vetëm janë shkëputur nga varfëria, por gjithashtu po punojë për krijimin e fshatin turistik të kulturës së kombësisë Wa, me qëllimin e rritjes së të ardhurave të fshtarëve, të zbukurimit të fshatit, të përmirësimit të rrugëve të transportit dhe të kushteve të jetës të fshatarëve.

Në atë ditë, presidenti Xi shkoi në këtë fshat për të inspektuar jetën e fshatarëve. Ai hyri në disa shtëpi për t'u njohur nga afër me përmirësimin e jetesës së tyre si dhe për t'i përshëndetur për Vitin e Ri.

Në një nga sheshet e këtij fshati, veprimtaritë tradicionale për festën e Vitit të Ri e tërhoqën vëmendjen e presidentit. Sipas zakoneve vendore, Xi Jinping goditi 3 herë daullen, për të uruar klimën e mirë të fshatit, jetën e lumtur të banorëve dhe politikën e qëndrueshëm të shtetit.

Pas largimit të tij nga fshati i kombësisë Wa, të gjithë fshatarët kënduan të gëzuar "populli i kombësisë Wa këndon këngën e re", duke e shoqëruar me atmosferë largimin e Xi-së nga fshati. Presidenti Xi Jinping i uroi të gjithë fshatarët për Festën e Pranverës.

Më pas, ai shkoi në qytetin e lashtë turistik Heshun për të inspektuar Rrugën e lashtë të Mëndafshit, trashëgiminë e kulturës historike dhe mbrojtjen e mjedisit ekologjik. Heshun ishte rajoni i rëndësishëm i Rrugës së lashtë të Mëndafshit që lidh provincën Sichuan, provincën Yunnan, Mianmarin dhe Indinë. Gjatë shëtitjes në rrugicat e qytezës së lashtë, Xi Jinping u ndesh me turistët kinezë, të cilët e përshëndetën: "Përshëndetje zoti president." Xi Jinping i përshëndeti ata me dorë. Një vajzë e pyeti:"Ku është bashkëshortja juaj, zonja Peng?" Xi Jinping u përgjigj me buzëqeshje:"Ajo nuk erdhi këtu këtë herë, pasi po merret me përgatitjet e Vitit të Ri në shtëpi." Të gjithë turistët qeshën dhe i thanë: "Ne ju duam shumë." Ndërsa presidenti Xi ia ktheu: "Gëzuar Vitin e Ri".

Mrekulli
Lajmet Kryesore