Xi nxit Kinën e Mianmarin të ndërtojnë një bashkësi më të ngushtë fatesh të përbashkëta

2020-01-17 17:24:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:命运---[mìng yùn]---Fat

Presidenti kinez Xi Jinping u nis të premten për në Mianmar për një vizitë shtetërore dyditore. Kjo është vizita e parë jashtë vendit e presidentit Xi sivjet, si edhe vizita e parë gjatë 19 vjetëve të fundit e një kreu shteti të Kinës në këtë vend fqinj.

Para nisjes, presidenti kinez botoi një artikull në disa media kryesore vendore, ku shprehu dëshirën për ndërtimin e një bashkësie më të ngushtë fatesh të përbashkëta.

Në artikull, z. Xi paraqiti një propozim prej katër pikash për marrëdhëniet midis dy vendeve në epokën e re.

Së pari, duhet të forcohet komunikimi strategjik për hartimin e një plani të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe nga perspektiva afatgjatë. Kina përkrah e vendosur rrugën e zhvillimit që ka zgjedhur Mianmari sipas kushteve të veta të brendshme, dhe mbështet përpjekjet e qeverisë mianmarase për nxitjen e paqes dhe pajtimit kombëtar, si dhe veprimet e Mianmarit për mbrojtjen e të drejtave të veta të ligjshme dhe të dinjitetit kombëtar në arenën ndërkombëtare. Nga ana e tij, Mianmari i ka dhënë Kinës mbështetje të fortë mbi problemet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të palës kineze. Prandaj Kina propozon thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh duke u nisur nga largpamësia.

Së dyti, duhet të thellohet bashkëpunimi ekonomiko-tregtar me leverdi të ndërsjellë. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Mianmarit dhe investitorja më e madhe në këtë vend. Në dhjetorin e vitit 2017, të dy vendet arritën konsensus mbi ndërtimin e Korridorit Ekonomik si një pjesë e rëndësishme përbërëse e nismës "Një brez, një rrugë". Krahas përparimit të një sërë projektesh, si të naftësjellësit e gazsjellësit dhe zhvillimit të rajoneve ekonomike kufitare, zhvillimi ekonomiko-shoqëror vendor gjendet përpara mundësive të rëndësishme. Për shembull, projektet e naftësjellësit dhe gazsjellësit deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar, i kanë sjellë Mianmarit të ardhura të drejtpërdrejta ekonomike me vlerë 520 milionë dollarë amerikanë.

Së treti, duhet të zgjerohen shkëmbimet kulturore dhe njerëzore. Në historinë mbi 2000-vjeçare të shkëmbimeve, të dy popujt kanë krijuar ndjenja të thella për njëri-tjetrin. Tani, me thellimin e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve, po shtohen edhe shkëmbimet e bashkëpunimi në fushat kulturore, artistike, aerkeologjike etj. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë turistë kinezë po shkojnë në Mianmar. Pritet që këto marrëdhënie të përparojnë më tej nëpërmjet veprimtarive që do të mbahen sivjet.

Së katërti, duhet të forcohet bashkërendimi për forcimin e paqes dhe të qëndrueshmërisë rajonale. Mianmari është një anëtar i rëndësishëm i ASEAN-it. Kina dhe Mianmari kanë ruajtur një bashkëpunim të mirë brenda kornizave shumëpalëshe, si Kinë-ASEAN dhe Bashkëpunimi Lancang-Mekong. Një gjë që duhet të nënvizohet është se "Pesë parimet e bashkëjetesës paqësore", që u propozuan bashkërisht para më shumë se 60 vjetëve nga të dy vendet, janë bërë gjithnjë e më domethënëse në rrethanat e tanishme botërore.

Ky vit shënon jubileun e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Mianmar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore